• |
ide | kryesore

Ana Bërnabiç zgjidhet kryetare e Kuvendit të Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
ana



Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Bërnabiç, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë. Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pro, ndërsa 5 ishin kundër emërimit të saj.

Ana Bërnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend. Propozimi që Bërnabiç të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve.

Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bërnabiçit në krye të Kuvendit. Deputeti opozitar nga Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Borisllav Novakoviç, tha se kryetarja e Kuvendit duhet të jetë e moderuar dhe të tregojë gjakftohtësi gjatë seancës.

“Kam vënë re vetëm kufizime nga Ana Bërnabiqi”, – ka thënë ai, duke thënë se në dy raste ajo ka fyer opozitën. “Unë mendoj se zonja Bërnabiq, ju duhet të punoni në fjalorin tuaj”, – shtoi ai.

Lideri i SNS-së dhe ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike të Serbisë, Millosh Vuçeviç, e ka quajtur Novakoviçin, siç raportojnë mediat, “kriminelin më të madh në Novi Sad”, duke pretenduar se ai ka “vjedhur” para nga buxheti i shtetit. “Zvonko Veselinoviq është shembull i ndershmërisë për ju”, – tha Vuçeviç.

Në fund të vitit 2021, Departamenti Amerikan i Financave e cilësoi Zvonko Veselinoviçin si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal dhe si një nga figurat më famëkeqe të korruptuar në Kosovë dhe për pasojë e vendosi atë në listën e sanksioneve. Shefi i grupit parlamentar të partisë në pushtet, Millenko Jovanov, tha se lista opozitare “Serbia kundër dhunës” i ndan njerëzit dhe imiton elitën.

“Ju jeni një elitë ashtu siç jam unë një astronaut. Epo, ju jeni një elitë e tillë”, – tha Jovanov. Brnabiq tha se opozita ka kërkuar nga Parlamenti Evropian “të shfuqizojë sovranitetin e Serbisë dhe Kuvendit”. Ajo tha se Parlamenti Evropian nuk do të jetë mbi parlamentin serb.

“Nuk ju mjaftoi një rezolutë e PE-së, të cilën e sollët vetë dhe e cila kërkon heqjen e sovranitetit të Serbisë, që PE-ja të mund të pezullojë ligjet tona. Dhe, nuk ju mjaftoi ai turp, po na kërcënoni me një rezoluta e re e PE”, – tha Bërnabiq.

Më 8 shkurt, Parlamenti Evropian (PE) miratoi një rezolutë që kërkon një hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet e dhjetorit dhe pezullimin e financave të BE-së për Serbinë në rast se vërtetohet se autoritetet kanë kryer mashtrime zgjedhore. Koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, kishte kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë të mbahet pas datës 8 shkurt, kur deputetët e Parlamentit Evropian do të shpallin zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.

Raportet e organizatave monitoruese vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tregonin se kishte parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. SNS-ja në pushtet dhe udhëheqja shtetërore i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Më 18 dhjetor, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u përcollën me parregullsi, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, fushata negative dhe përhapje frike. Seanca konstituive e parlamentit filloi më 6 shkurt, kur u verifikuan mandatet e deputetëve. Më pas deputetët e opozitës bënë betimin në sallën e kuvendit. Seanca konstituive vazhdoi më 18 mars. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *