• |
ide | kryesore

Barrikadat/ Diplomati gjerman përplaset me kryeministren serbe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjerman



Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger është përfshirë në replika me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç. Shkak janë bërë barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës. Ischinger shkroi të shtunën në Twitter se është i shumë i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme në veri dhe se BE duhet të marrë urgjentisht rol vendimtar.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Duhet urgjent veprim dhe rol vendimtar i BE-së. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?” – shkroi diplomati i njohur gjerman.

Nuk e ka lënë të kalojë në heshtje “e para” e qeverisë së Serbisë. Brnabiç replikoi duke “sqaruar” sipas saj arsyet pse serbët protestojnë”.

“I dashur Ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Kërkesat e tyre: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!). 2) Sundimi i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakte me familjet e tyre). Shumë për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së janë këto?” – replikoi Brunabiç.

Diplomati gjerman ka reaguar pas kësaj deklarate të kryetares së qeverisë së Beogradit.

“Ana Brnabic, sigurisht që ka kërkesa legjitime, nga të dyja palët në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe!” – shkroi Ischinger duke bërë tag edhe Josep Borrell dhe ministrinë e jashtme gjermane.

Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada më 10 dhjetor. Ata kundërshtojnë arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjes do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës. ©LAPSI.al

https://twitter.com/ischinger/status/1606893865289539584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1606893865289539584%7Ctwgr%5Ece81e7c46e2760dace07231a5e1489add1ff8ee7%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Fwolfgang-ischinger-ana-bernabic-veriu-%2F32192893.html



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *