• |
ide | kryesore

Flet Ditmir Bushati: E vërteta e kalimit në Lëvizjen Vetëvendosje

Lajme, Të fundit

Prej ditësh kanë qarkulluar në portale se Dirmir Bushati po bën gati terrenin për të kaluar në drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës, Bushati e mohoi këtë lajm.

“Kjo është një tollovi treditore e krijuar kryesisht nga teknologët politikë dhe distributorët e lajmeve të rreme. Një miku im i çmuar nga Kosova do ta krahasonte me situatën e ngjashme në Ish-Jugosllavi dhe me teknologjinë që përdorej asokohe për ‘diferencimin ideopolitik’ ndaj njerëzve të cilët likuidoheshin politikisht.

Unë besoj që ne nuk e kemi luksin të jemi një matricë neo-jugosllave. Me Vetëvendosjen, me Albinin, por jo vetëm, me të gjithë spektrin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, unë kam kultivuar marrëdhënie profesionale, mbi të gjitha njerëzore të mira, edhe për shkak të funksionimit tim shtetëror të mëparshëm si Ministër i Jashtëm. I uroj suksese atyre.

Nuk kam asnjë arsye, e jo më ambicie për të lëvizur nga Partia Socialiste të cilën e konsideroj familjen më të madhe politike në vend.

Jam mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar në të gjitha funksionet e mia, si Ministër i Jashtëm por edhe në funksionet politike, nga kolegët, nga anëtarësia e Partisë Socialiste dhe sot më shumë se kurrë mendoj që ne kemi nevojë për të hedhur një tjetër hap drejt demokratizimit të mëtejshëm të PS-së, për të dëshmuar që jemi në gjendje për tu vet-korrigjuar dhe për ti folur, jo thjeshtë aspirantëve te kutia e votimit, por mbi të gjitha atyre që me të drejtë, mund ta kenë humbur shpresën nga gabimet që ne kemi bërë nga 6 vitet në qeverisje të vendit” – tha Bushati. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu