• |
ide | kryesore

Kurti: Konflikti mes kombit shqiptar e Beogradit nuk ka përfunduar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i ftuar në podcastin e Ditmir Bushatit, ish-ministër i Punëve të Jashtme, “Public Square”.

Në emisionin e titulluar “Koha e shqiptarëve”, Kurti ka folur në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-serbe gjatë historisë dhe ndikimin mbi aktualitetin.

Kurti ka thënë se konflikti kryesor i shekullit XX është konflikti midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet, duke shtuar se “dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte”.

“Konflikti kryesor i shekullit XX është midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet. Jo në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte, por Beogradi ka qenë qendra e një imperializmi të vockël sepse në botë nuk ka vetëm imperializëm të madh, por edhe imperializma të vegjël, të cilët janë shumë të mëdhenj për fqinjët. E Beogradi ka qenë një qendër e tillë imperialiste atëherë kur flakadanin e regjimit të preferuar të Moskës në këtë pjesë të Europës ia mori Bullgarisë. Fillimisht, Bullgaria ka qenë e preferuara e Moskës dhe këtë flakadan prijës se kush do të jetë shteti që prin në Ballkan nga Bullgaria e rrëmbeu Serbia dhe ne i kemi të gjitha këto probleme që nga Lidhja e Prizrenit e këtej dhe që shfaqen tek politikanët sepse vetëm pyeti se çfarë të thonë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e nga këto dallime mund të gjesh shumë kollaj dhe shkakun, jo vetëm korrelacionin me dallimet që i kemi pastaj me njëri-tjetrin” tha Kurti.

Sipas Kurtit, në njëfarë mënyre, konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradi nuk ka përfunduar ende.

“Pra, në njëfarë mënyre konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende. Dallimet që i kemi me njëri-tjetrin në raport me këtë konflikt, në raport me Serbinë janë shndërruar dhe në pengesa të brendshme”, tha kryeministri i Kosovës.



2 Comments

  1. Konflikti eshte shoqerues i njerzimit qe nga fillimi. Dy njerzit e pare qe krijoi Zoti ishin Adami

    dhe Eva. Biri i tyre Kaini vrau te vellane Abelin. A u mungonte toka, ujrat, pylli, kullotat, qe

    kishin nje bote te tere ne dispozicion, kete toke qe sot mban tete miliard banore ? A nuk eshte

    edhe sot konflikti i shtrire mes qyteterimeve, mes aleancave ushtarake, mes shteteve, ne mes

    partive politike e grupeve shoqerore brenda shtetit, mes komshinjeve e deri brenda familjes sic

    ishte rasti ne Dures ku femijet komplotojne dhe vrasin te atin. Ose cfare mund ti beje me keq

    Vucis se Rama popullit , sidomos popullit opozitar. Pse e ben Rama kete kur ka pasuri per 1000

    breza, kur ka shijuar pushtetin per 26 vjet dhe ka realizuar cdo deshire me ane te pushtetit ?

    E ben sepse deshira e parezistueshme per te bere keq eshte me e madhe se cdo deshire tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *