• |
ide | kryesore

Rama ndien frikën e disfatës, shfryn me deputetët e PS-së dhe i kërcënon me përjashtim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vitin e gjashtë të qeverisjes Edi Rama po ndjen se ‘toka i rrëshket nën këmbë’ dhe sic di të bëjë gjithmonë fajin e gjen tek të tjerët. Shënjestra e radhës janë deputetët e PS-së. Sot në mbledhjen e grupit, Rama ka thënë se ka deputetë që nuk dinë ku kanë zonat e tyre.

“Pjesa më e madhe është e shëndoshë, por sigurisht që kemi edhe një pjesë të vogël që nuk e dinë ku janë dhe çfarë po ndodh, nuk dinë zonat, ku i kanë njerëzit. Nuk kanë një inventar të burimeve njerëzore, por merren vetëm me emërime drejtorësh. Fitorja nuk na ka ardhur nga drejtorët. Kështu siç po veproni ju, mos kini merak humbjen e keni të sigurt, zgjedhjet nuk fitohen, zgjedhjet i humb njëri dhe i fiton tjetri. Pastaj unë nuk do ju pres as juve, as ndonjë tjetër. Këtë quajeni si kërkesë për dorëheqje, nëse nuk i ktheheni partisë dhe besimit të njerëzve. Duhet t’i ktheni partisë atë që i keni marrë”, mësohet të ketë thënë Rama.

Tronditja e fundit për socialistët ishte diskreditimi që morën në Shkodër me Valdrin Pjetrin. Opozita ndërkohë ka paralajmëruar se do të ketë kryebashkiakë të tjerë me të shkuar kriminale.

©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ky eshte Fake News !Gjasme po perpiqet t’i ktheje seriozitetin qeverisjes !Gjynah Edvini,ja kane me hile ?!?!?Hahahahahah.Ju qe publikoni keto jeni me keq se bossi i mafias ne kete vend qe eshte vete Edvin Rama !Kapoja eshte hajdut,super hajdut.Te tjeret qe syte ne balle i kane,ne baze te parimit bjeri ti biem,ketu po behet nami !Tani po zihen se cili do vjedhe, çfare ?!Ky eshte problemi sot ne PS !Per te tjerat leri se kane marre rrugen e jashtqitjes,siç mund te thoshte edvini per ndonje opozitar qe ka sot ne parlament e qe andej ushqehet,nga pas !!!

  2. Deri ne zgjedhjet e tjera ka edhe tre vjet. Cfare frike nga disfata ka ketu? Pastaj, ky sa te kete lylin perballe, vetem per te fitu ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *