• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për dosjen “Toyota Yaris”

Lajme, Të fundit


Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën paraprake për dosjen e ‘Toyota Yaris”, pas kërkesës së avokatëve të dy kushërinjve, Alfred dhe Elvis Vladi.

Dy akokatët kanë bërë me dije se kushërinjtë gjenden jashtë vendit dhe nuk kanë pasur informacion për masën e sigurisë së vendosur ndaj tyre.

Të arrestuar për çështjen e ‘Toyota Yaris” janë babë e bir, Edi dhe Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri, të cilët akuohen për veprën e pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. I arrestuar është po ashtu edhe Agim Çeka, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar qershorin e kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës në automjetin tip “Bizark” të drejtuar nga Ceka dhe në 2 automjetet e ngarkuar në të, u gjet një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Mjeti “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera që ishin porositur për shitje në Shqipëri.

Ngjarja u denoncua në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzon si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Në korrik të këtij viti, Basha u mor në pyetje për këtë çështje edhe nga prokurorët belg.©Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *