• |
ide | kryesore

Dëmtimi i frikshëm: Gomes operohet në kavilje, mund të rikuperohet 100%

Sport, Video



Andre Gomes, mesfushori portugez i Everton viktimë e dëmtimit të tmerrshëm në një kontrast loje, në 1-1 e të dielës me Tottenham, është operuar sot në kaviljen e djathtë për të korigjuar frakturën e e shumëfishtë që iu shkaktuar në përplasjen me koreano-jugorin Son, që u ndëshkua me karton të kuq.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Liverpool me një komunikatë, në të cilën nuk saktësohen kohët e rikuperimit të portugezit, që do të dalë pas disa ditësh nga spitali, për të nisur më pas rehabilitimin në Finch Farm (qendra stërvitore e Everton) nën kujdesin e stafit mjekësor të skuadrës. Parashikohet rikuperimi 100%. Episodi ndodhi në minutën e 79′, me këmbën e portugezit që mbeti e ngulur në tokë pas përplasjes me Son e u thye më pas në kontaktin me Aurier. Situata u duk menjëherë e rëndë: Son nuk arriti të qetësohej për atë që pa, vuri duart në kokë dhe nisi të qante.

Tottenham mund të bëjë apelim kundër kartonit të kuq të marrë nga Son. Pochettino ka shprehur keqardhjen e tij për Gomes, por ka deklaruar se Son nuk kishte qëllim të shkaktonte një dëmtim të tillë. “Ishte e pabesueshme të shihje kartonin e kuq. Arbitri mendoi të verdhë, por Var ndryshoi vendimin. Por Var duhet të verifikonte nëse ishte ndërhyrje e keqe e të gjykonte aksionin e jo atë që ndodhi pas. Nuk e di cfarë do të ndodhë, klubi do të vlerësojë nëse është e mundshme ankimimin”.

https://www.youtube.com/watch?v=ja2SOP8UOLQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *