• |
ide | kryesore

MOTI/ Pasditja me rrebeshe shiu, disa zona rrezikohen nga përmbytjet

Lajme, Të fundit


Reshjet e shiut do të vijojnë përgjatë orëve të ardhshme të ditës së sotme, duke u intensifikuar duke filluar nga pasditja e deri në mbrëmje.

Sipas meteorologes Adiola Bani, zonat perëndimore do të jenë më të rrezikuara nga përmbytjet.

Dita paraqitet me vranësira të shpeshta për qendrën por që në Veri kanë nisur reshjet intensive të shiut lokalisht por shira mesatarë në pjesën më të madhe të territorit. Gradualisht shirat do të përfshijnë gjatë mesditës dhe pasdites edhe zonat qendrore e jugore.

Parashikohet që gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme të kemi shira mesatare e intensivë në gjithë territorin duke sjellë në zonat perëndimore edhe përmbytje. Dita e nesërme do sjellë rënie temperaturash me dy gradë duke bërë që në mesditë të shkojnë maksimumi deri në 20 gradë“, ka thënë Bami për “Top Channel”. ©Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *