• |
ide | kryesore

Arsene Wenger merr zyrtarisht detyrën e tij të re

Sport



Arsene wenger, trajneri francez që ndryshoi mënyrën e interpretimit të teknikës e taktikës në Angli me sistemet e lojës e sukeset e arritura në 22 vjet në pankinën e Arsenal, është drejtori i ri i zhvillimit botëror të futbollit në Fifa. Wenger, pa një detyrë të re që nga divorci me Arsenal, kohët e fundit është konsideruar shumë pranë pankinave të disa klubeve të rëndësishme europiane, mes të cilëve edhe Bayern Mynih.

70 vjeçari me një karrierë të gjatë në pankinat e Monaco e Arsenal, klub të cilin e udhëhoqi për 22 sezone deri në 2018, duke fituar tre herë Premier League e shtatë herë Kupën e Anglisë tashmë duhet të mësohet pa adrenalinën e pankinës, por sërisht në botën e futbollit. Roli i tij i ri është njoftuar direkt nga FIFA përmes një komunikate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *