• |
ide | kryesore

Operacion katër javë pas frakturës, Lloris tregon tmerrin: “U frikësova për karrierën time”

Sport



Hugo Lloris e ka kaluar traumën e pësuar nga dëmtimi i rëndë në krah dhe është kthyer të flasë dy muaj nga fraktura e pësuar në bërryl. Portieri francez, që e ka ndjekur kualifikimin e kombëtares së tij në Tiranë nga ekrani, është rrëfyer për Telefoot, duke zbuluar ndjesitë e tij për atë që i ndodhi.

“Vazhdoj të mbetem pozitiv – tregoi Lloris -. Kalojmë hapat e ndryshëm e ecim përpara. Kthimi në fushë duhet të jetë në janar, kështu që po bëjmë atë që duhet për tu kthyer në fushë. Dëmtimi im? Një thyerje në nivelin e ligamentit. Vuajta edhe për dëmimin e muskulit, poshtë bicepsit, për shkak të një lëndimi të madh. Iu nënshtrova operacionit katër javë më parë. E lamë për të parë mundësinë e shërimit natyral, por pas katër javësh u frikësuam për stabilitetin e krahut për të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *