• |
ide | kryesore

Ribery operohet në kavilje: ende mister kohët e rikuperimit

Sport



Nuk vijnë lajme të mira për Vincenzo Montella, që duhet të bëjë pa Franck Ribery për një periudhë kohe ende të pacaktuar. Sulmuesi francez, i ndaluar për një dëmtim në kavilje, të pësuar në 30 nëntor në ndeshjen kundër Lecce, i është nënshtruar sot kontrollit të specializuar e, si bën të ditur Fiorentina, në orët e ardhshme do të operohet.

Në komunikatën e Fiorentina bëhet e qartë se: “Në fund, për të zgjidhur problemin e për të përshpejtuar kohët e aktivitetit agonistik është propozuar një trajtim me stabilizim kirurgjik të artikulacionit që do të kryhet në orët e ardhshme. Në përfundim të procedurës do të bëhen të ditur kohët e rikuperimit për lojtarin”.

Një goditje e fortë për Fiorentinën, që shpresonte shumë ta kishte francezin në dispozicion për ndeshjen kundër Inter në Serie A. Ribery ishte kthyer në një pikë force të skuadrës, pas transferimit me parametër zero nga Bayern Mynih.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *