• |
ide | kryesore

NBA/ David Stern pëson hemoragji cerebrale: mister gjendja e ish-komisionerit

Sport



Bota e NBA përjeton orë ankthi për David Stern: ish-komisioneri është operuar me urgjencë për një hemoragji cerebrale pasi u ndje keq në një restorant në Neë York. Nuk dihet ende asgjë opër gjendjen shëndetësore të 77 vjecarit, në kohën kur Mount Sinai West medical center nuk ka lëshuar asnjë komunikatë e lajmet e vetme arrijnë nga një tëeet i NBA: “Komisioneri David Stern është goditur nga një hemoragji pasditen e djeshme dhe është transportuar me urgjencë në spital për një ndërhyrje kirurgjikale. Lutjet dhe mendimet tona janë të drejtuara për David e familjen e tij”.

Stern, komisioner i kampionatit më të famshëm të basketbollit në botë nga 1984 në 2014, ka revolucionarizuar NBA, duke e kthyer në një shoë të suksesshëm në botë, përvec se kontribuoi në rritjen ekonomike të lëvizjes: nën drejtimin e tij pagat e lojtarëve janë rritur 20 herë, ndërsa në 2004 Stern është zgjedhur në Hall of Fame.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *