• |
ide | kryesore

“Jam mirë”, Ribery qetëson tifozët e Fiorentinës, pas operacionit të kryer

Sport



“Faleminderit për mesazhet tuaja! Operacioni ka përfunduar me sukses, jam mirë. Me ndihmën e Zotit do të kthehem në fushë më i fortë!”. Me këto fjalë, të publikuara në një post në Instagram, Franck Ribery ka qetësuar tifozët e Fiorentinës në lidhje me shëndetin e tij. Francezi, që u dëmtua në 30 nëntor në ndeshjen kundër Lecce, do të kthehet në fushë vetëm në fund të shkurtit.

Postimi i bërë nga ish-lojtari i Bayern është komentuar nga shumë protagonistë të botës së futbollit, që i kanë treguar mbështetjen e tyre. Ndër të parët ka qenë faqja zyrtare e klubit bavarez (“Do të kthehesh më i fortë”) e ndjekur nga ish-shokët e skuadrës: Thomas Muller (“Shërohu shpejt, Franck!”), Hummels, Benatia e Vidal. Nuk kanë munguar sigurisht edhe lojtarët e Fiorentinës, nga Boateng tek Pedro e Chiesa. Edhe Giuseppe Commissio, i biri i pronarit viola, ka komentuar foton me një “Forca!”. Por urimet kanë ardhur edhe nga Casillas, Frey, Pjanic, Douglas Costa, Bonucci e Modric.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *