• |
ide | kryesore

Golden Boy 2019: Joao Felix mund Donnaruma e Zaniolo

Sport



I ndjekur nga 21 persona mes familjarëve e drejtuesve të Atletico Madrid, Joao Felix zbarkoi në Torino për të marrë Golden Boy 2019, çmimin ndërkombëtar themeluar nga Tuttosport, që shkon cdo vit për lojtarin më të mirë Under 21 që luan në Europë, tashmë në edicionin e XVII. Vlerësimi si Under 21 italian më i mirë ka shkuar oër portierin e Milan Gianluigi Donnarumma, që ka mundur në një garë për votën e fundit romanistin Nicolò Zaniolo.

Një mbrëmje speciale për fenomenin e ri të Atletico Madrid, që ka marrë epitetin si Cristiano Ronaldo i ri. E kanë duartrokitur në skenën e Ogr të Torinos, të gjithë personat për të më të dashur, të udhëhequr nga menaxheri i fuqishëm Jorge Mendes, vetë CR7. Nuk mund të mungonin i ati Carlos Félix, e ëma Carla – të dy të mësues – e fejuara Margarida Corceiro, që ishin pranë tij, ashtu si një delegacion i madh i Atletico, klubi që investoi mbi të në verë 126 milionë euro: presidenti Enrique Cerezo, drejtori sportiv Andrea Berta, shefi i komunikimit Rafa Alique e shefi i zyrës së shtypit Juanjo Anaut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *