Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë sot një vendim të papritur me kërkesë të kreut të SPAK, Arben Kraja. Ky i fundit kërkoi transferimin e përkohshëm në SPAK të dy prokurorëve, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.
Vendimi është marrë me 9 vota pro dhe një kundër. Vota kunder ishte e anetarit te KLP Nurihan Seiti.
Dritan Prençi njihet si prokurori që ka hetuar dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa prokurori Mara ka hetuar dosjen e përgjimit të votave nga zyrtarët e lartë socialistë në Durrës, me në krye kryebashkiakun e asaj kohe, Vangjush Dako.
©LAPSI.al
Bravo Veting???
Mara i biri i nje komunisti te thekur e spiun i regjimit.
Deforma keshtu quhet tani dhe i pershtatet fjales popullore “u mbars mali polli mi ” . Kjo eshte pasoja e braktisjes se parlamentit nga opozita