• |
ide | kryesore

VIDEO nga vendi ku u qëllua biznemeni në Rrëshen, snajperisti ishte maskuar si femër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të tjera dhe pamje ekskluzive dalin në dritë nga vrasja e djeshme e biznesmenit Kastriot Reçi në qendër të Rrëshenit.

Siç duket nga video më poshtë që ka siguruar Lapsi.al, autori që ka qëlluar me snajper në drejtim të 47-vjeçarit biznesmen. Dyshohet se vrasësi profesionit ishte maskuar me paruke femre dhe i veshur me fustan, për ta pasur më të lehtë që të humbiste gjurmët.

Lexo më tej: Hakmarrje e prishje pazaresh/ Çfarë duhet të dini mbi vrasjen që tronditi Rrëshenin 

Nga pamjet filmike u pa se autori ka ecur në mënyre që fytyra mos t’i dallohej, për t’ju shmangur kështu identifikimit.

Ndërkohë, banesa nga ku u qëllua biznesmeni ishte e shokut të Armando Gjinit, një prej personave të vrare gjatë kalvarit të hakmarrjeve mes dy fiseve. Neës 24 raportoi se gjatë kohës që ky i fundit u vra, në gusht të 2019-en, Gjinit iu gjetën biseda me pronarin e banesës, një apartament në një pallat 8 katësh, që u përdor dje si vend qitjeje nga ekzekutori. Kujtojmë se dje u gjet edhe arma e krimit, një snajper, ndërsa ndaj Reçit u qëllua vetëm me një plumb. Goditja në zemër rezultoi fatale për 47-vjeçarin. ©LAPSI.AL 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *