• |
ide | kryesore

Alarmi i Deschamps: “Futbolli do të shpërthejë”

Sport



Numri i lartë i ndeshjeve të luajtura cdo vit nga futbollistët, sidomos ata në klubet e mëdha që shkojnë deri në fund të kompeticioneve e më pas thërriten nga kombëtaret, është një temë e hapur prej kohësh nga direkt të interesuarit. Thirrja e fundit e alarmit vjen nga Didier Deschamps, trajneri i Francës me një të kaluar si mesfushor i niveleve të larta, një figurë, me pak fjalë, që i njeh të dyja anët e medaljes: “Kalendari është shumë i ngjeshur e kam pak shpresa që situata të ndryshojë. Me këtë ritëm futbolli do të përfundojë të shpërthejë”.

Në intervistën për Kicker, tekniku francez shpjegon pa lojëra fjalësh: “Përgatitja e pre-kampionatit është gjithnjë e më e shkurtër, shoqëritë rrezikojnë të nxjerrin në fushë shumë shpejt futbollistët, që kanë qenë për një kohë të gjatë jashtë. Edhe ne trajnerët paguajmë pasojat e koha për të përgatitur kompeticionet e mëdha është reduktuar gjithnjë e më shumë”.

E kështu, kemi ardhur në pikën ku u gjend Liverpool, i detyruar të luajë dy ndeshje në dy ditë nga njëra anë e botës në tjetrën. “Nuk ka kohezion në botën e futbollit, nuk mendojmë mjaftueshëm për shëndetin e lojtarëve – ka përfunduar Deschamps -. Një problem që i takon të gjithë vendeve. Edhe të rinjtë ndihen keq në këtë situatë, të detyruar të luajnë ndeshje pas ndeshje me ritme frenetikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *