• |
ide | kryesore

Owen e sheh problemin tek United: “I bën regres lojtarëve, Sanchez ishte më i mirë, pastaj dështim”

Sport



Dikur, kush mbërrinte tek Manchester United merrte fluturimin e fitonte gati menjëherë nën urdhërat e Sir Alex Ferguson. Sot Red Devils janë në vështirë e në vend ti japin një dorë të sapoardhurve… i detyrojnë të bëjnë shumë hapa prapa! Michael Owen ka shpjeguar këtë teori, duke marrë shembuj konkretë: një mbi të gjithë, Alexis Sanchez, i dështuar e i transferuar tek Inter pa mundur të bëjë diferencën.

HAPA PAS – Regrese të papritur e procese rritje të ndërprerë: të veshësh fanellën e Manchester United sot nuk është më gjithnjë kënaqësi. Owen ka luajtur për Red Devils mes 2009 e 2012 kur ylli i tij ishte në rënie, por e di cdo të të thotë të zbresësh në fushë në Old Trafford. United ka vazhduar të shpenzojë shumë në merkato, por pa marrë rezultatet e shpresuara. Verën e kaluar Romelu Lukaku e Alexis Sanchez u transferuan tek Inter: i pari nuk arriti të imponohej, i dyti i kondicionuar nga dëmtimet.

REGRESI – Kileni ishte vetëm një nga blerjet e shkuara keq tek United: sipas Owen, flopet e merkatos janë frekuente në Old Trafford. Ish-sulmuesi ka folur për mikrofonët e Premier League Productions: “Lojtarët që vijnë përkeqësohen, mendoj se është ky aspekti më shqetësues. Sanchez ishte zgjedhur lojtari më i mirë i Premier për 2-3 sezone. Si është e mundur të kalosh nga ai nivel në këtë? Nuk gjej lojtarë të marrë nga United në 6-7 vitet e fundit që janë përmirësuar, o mbeten njësoj ose bëjnë regres”.

JO VETËM ALEXIS – Owen ka përmendur edhe Angel Di Maria, i ardhur në Old Trafford në verën e 2014, pasi kishte fituar Champions me Real Madrid të Carlo Ancelotti: argjentinasi qendroi në Angli vetëm një sezon, pastaj kaloi tek Psg. Owen mendon se United ka probleme të mëdha: “Di Maria e lojtarë të tjerë të mëdhenj kanë shkuar keq dhe pastaj janë cilësuar blerje të gabuara. Dicka nuk shkon me klubin, që duhet ta zbulojë para se të shpenzojë 100 milionë euro të tjerë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *