• |
ide | kryesore

Video/ Ten Hag largohet me trofe: City mposhtet në finale, Fa Cup është i United

F1, Sport, Video
United


Manchester United fiton FA Cup për herë të trembëdhjetë në historinë e tij. “Red Devils” triumfuan në finale duke mposhtur 2-1 rivalët e tyre të Manchester City. Garnacho zhbllokoi rezultatin pas gjysmë ore lojë, duke përfituar nga një rrëmuje e krijuar nga Gvardiol dhe Ortega. Më pas Mainoo dyfishoi epërsinë në minutën e 39′. Skuadra e Guardiolës ngushtoi diferencën në minutën e 87′ me Doku, por atëherë ishte tepër vonë për të shpresuar për më shumë. United e ngre sërish trofeun pas tetë vitesh (hera e fundit në 2015/16).

FURI E DJAJVE TË KUQ

Një shkëndijë drite në sezonin e Manchester United. Në pjesën e parë, Citizens u përpoqën menjëherë të impononin ritmin e tyre në ndeshje, duke menaxhuar zotërimin e topit dhe duke u përpjekur, siç ndodh shpesh, të hapin fushën duke i mbajtur krahët në skaje. Megjithatë, pas gjysmë ore lojë, skuadra e Guardiolës bëri një gabim të rëndë, që çoi në avantazhin e kundërshtarit. Në një top të gjatë Ortega doli tepër i shkujdesur, Gvardiol tentoi pasimin prapa me kokë, por topi kaloi mbi portierin e tij. Garnacho përfitoi nga kjo dhe shënoi me portën të pambrojtura.

Lexo më tejVideo/ “Nuk e pranoj këtë pyetje”: gazetari e tërbon, Ten Hag ikën nga konferenca e shtypit

Haaland dhe shokët e tij e ndienë goditjen dhe në minutën e 39′ e pësuan sërish në kundërsulm. Garnacho fluturoi në të djathtë e pasoi për Bruno Fernandes, që shpiku një top filtrues për Mainoo. Talenti i ri anglez shënoi golin e dytë, duke i cuar shifrat në 2-0, rezultat me të cilin dy skuadrat u rikthyen në dhomat e zhveshjes.

RIKTHIMI I VONUAR I CITIZENS

Në fillimin e pjesës së dytë, Manchester City shtyu fort për të rihapur gjithçka. Haaland goditi një traversë të bujshme në minutat e para, pastaj Onana shpëtoi pothuajse mrekullisht ndaj Ëalker. Pak minuta pas minutës së 60′ Alvarez kishte shansin për të ngushtuar diferencën, por gaboi i vetëm me ish-portierin e Inter. Në fund, blutë e Mançesterit arritën të riktheheshin në garë në minutën e 87′ me goditjen e Doku drejt shtyllës së afërt (Onana ishte larg të qenit perfekt këtu), por tashmë ishte tepër vonë. Manchester United fitoi 2-1 dhe iu kthye suksesit në FA Cup pas tetë vitesh (hera e fundit në 2015/16), dhe u kualifikua në Europa League. Dështoi, ndërkohë, objektivi i “Duble” për City.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *