• |
ide | kryesore

Prapaskenat e Mynihut/ Albin Kurti nxori në pah aleancën Vuçiç-Rama-Thaçi

Arkiva, Kryesore



Me Albin Kurtin po ndodh një fenomen i panjohur më parë. Ai po krijon rreth vetes një koalicion të mbrojtësve të autokratëve nga Tirana në Beograd. Me të njëjtin zell që e sulmuan pas vizitës në Shqipëri mediat dhe gazetarët që i shërbejnë Edi Ramës, po në një gjatësi vale u vunë edhe të përditshmet në shërbim të Vuçiçit, si “Informer” dhe “Kurir”.

Kjo u duk e qartë edhe pas takimit të fundit të liderve ballkanikë në Mynih ku morën pjesë shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera.

Ndonëse takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje pothuajse e gjithë përplasja mes Presidentit Serb dhe kryeministrit kosovar tashmë është zbardhur.

Lexo më tej:

Armand Shkullaku: Tensioni i pashmangshëm që krijon Albin Kurti

Mediat pranë pushtetit serb kanë informuar se Vuçiç ia mbylli gojën Albin Kurtit. Në një farë mënyre këtë e ka mbështetur edhe vetë presidenti serb i cili ia thakonfirmoi te njejten gjë Radios Europa e Lirë. Pika më e fortë e liderit autokrat të Beogradit, që u mburr se ka mbrojtur interesat e Serbisë, ishte se ai u përpoq të përçante faktorin shqiptar, duke veçuar në një anë Albin Kurtin dhe në anën tjetër miqtë e tij Thaçi dhe Rama. “Vuçiç tha se e konsideron të rëndësishme të shikohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet “brenda Prishtinës” raporton Radio Europa e Lirë, këtë diversion që u tentua të bëhej mes shqiptarëve.

Andi Bushati:Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

“Sa i përket atmosferës së “debatit” në München: duket sikur ekziston një aleancë e heshtur mes kryetarit serb, presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Këtë përshtypje e kanë diplomatët që i njohin që të tre. Aleanca lidhet me betejën e tyre për të ruajtur pushtetin dhe me frikën se mund t’u rrezikohet pushteti” e komentoi këtë takim gazetari Enver Robelli, i cili iu referua burimeve diplomatike brenda mbledhjes së liderëve ballkanikë.

Video ilegale e fjalimit te Albin Kurtit ne samit

Një ndarje të tillë mes Kurtit nga njëra anë dhe treshes Thaçi, Rama Vuçiç ka vënë re edhe Deutche Welle në kronikën që i ka bërë takimit të Mynihut. “Në rrjetet sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Mini-Schengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë. I pari – s’ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s’ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave”. Në këtë mënyrë ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiq, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijve të Kosovës dhe Serbisë” thuhet në komentin e radios zyrtare gjermane.

Presioni amerikan/ Si firmosi Kosova dhe Serbia për linjën hekurudhore dhe autostradën

Në mënyrë indirekte Albin Kurti ka fituar edhe mërinë e Ramës dhe Vuçiçit duke kundërshtuar edhe projektin e tyre për mini Shengenin Ballkanik. Kurti nuk u njëhsua me idenë e krijimit të një mini-shengeni ballkanik, duke theksuar në konferencë se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një “mini-marshall plan” për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ngjashëm me “Marshall Planin” e ShBA-së pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën.

“Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti të premten në Mynih.

©Lapsi.al

 

https://youtu.be/s7tlZJvuWxs



6 Comments

  1. YMER GELBAZA DO TE BOTOJ DOSJEN E KRISTAQ RAMES DHE EDI RAMES NE GAZETEN TEMA -ZAGARI I EDI RAMES thotë:

    PO SI JO ,U TURREN MERO GELBAZA KELLIRA CARLO BOLINO SOKOL BALLA LORENC VANGJELI SKENDER KURVA MINXHOZI BATON HAXHIU ETJ ETJ KETA JAN ZAGARET E EDI RAMES

  2. Kur te ngjisesh nja 50 shkalle ne renditjen e organizatave nderkombetare per korrupsionin pretendo per plan Marshall. Nuk jep njeri fonde pa hesap per ujqer si keta qe na qeverisin. Te shohim cdo besh ti ne kete aspekt.

  3. Ky nxorri prapaskenat dhe perendimi e la ne koridor kur u firmosen dy marveshjet e reja nen mbikqyrjen amerikane dhe ju te lapsit ketij albinit i beni fresk kot ky te ule koken dhe te pranone ate qe ju thote amerika,ngadale po e tregon per taksen e drodhi do ta heqe ne fushate ju tha kosovareve qe nuk e heq,por po e heq,albin behu politikan europian lere folklorin politik te ram ushin te salihu dhe e atyre sahanlepirsave qe qendrojne pas tyre

  4. Titullin I shkrimit eshte komercial sepse asgje te re nuk ka ,kjo aleance eshte shpalosur kohe me pare dhe zyrtarisht.
    Shkullaku mundohet te intrigoje por ngelet provincial me kenge aksionesh
    Kurti hyri dhe do te dale si Ciprias I Greqise.Akoma me keq se shteti Kosovar akoma nuk ka hipoteke dhe librari.Pordhet patriotike nuk ecin kur kerkon te te hiqen vizat,te te japin lirine,te te ushqejne,te te mbrojme te tjeret.
    Shteti I brishte I Kosoves ka nevoje urgjente per aleate dhe Jo per armiq.
    Me Shkullakun as ne lapardha nuk vete dot se ngelesh ne rruge.

  5. Po sa te shpifur jeni si portal. Mqns Albin Kurti hengri dreke/darke me Andi Bushatin, dhe po vete e nxoren ne media, tani beni sikur ishit me Albinin qe ne fillim. Ore e kutponi ju qe nje shqiptar mesatar si une nuk iu ha keto pislliqet e “lobimit” (ne thonjeza) te Bushatit? Se si plasi rika njeriu me lexu lapsin dhe me mesu kush eshte “e verteta” per Kosoven. Neveri neveri…. Sdi cte them!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *