• |
ide | kryesore

“Ti që del nga shtëpia, nuk ndihesh një m*t?”: Marchisio sulmon ashpër banorët e zonës së kuqe

Sport


“Ti që dole nga zona e kuqe, sepse do kaq shumë që të ndodhë, kur sheh këtë foto, nuk ndihesh një m*t?”: është ky sulmi i ashpër përmes një postimi i Claudio Marchisio, ish-mesfushor i Juventus e kombëtares së Italisë, që ka publikuar në Instagram foton e infermieres që është e dërrmuar në fund të turnit të punës. Marchisio ka dashur të kontestojë sjelljet e papërgjegjshme të atyre që thyejnë ndalimet dhe sugjerimet për të qendruar në shtëpi.

“Ti që shkolla të është mbyllur kështu në mbrëmje do të dalësh me miqtë – vazhdon Marchisio -. Ti që nuk arrin të heqësh dorë nga një rrëshqitje me ski. Ti që tashmë e ke oranizuar kështu që do të shkosh. Kur të shohësh këtë fotografi, nuk ndihesh një m*t? .unëqendrojneshtepi”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *