• |
ide | kryesore

“Dashuri i premtoj vetëm gruas sime”: Gomez tregon përse nuk puth asnjë fanellë skuadre

Sport



“Unë nuk dua të bëj falsin: dashuri i premtoj vetëm gruas sime Linda. Nuk kam puthur asnjë fanellë, as atë të Atalantës në më shumë se 200 ndeshje”. Alejandro Gomez, kapiteni i Atalantës, duke folur për ndjekësit e tij në chat në Instagram, është shprehur për rasportin e tij me shoqërinë e futbollin në përgjithësi: “Ndryshon nga një vit në tjetrin. Një të nesërme ndoshta grindesh me presidentin ose trajnerin, ose ka shumë motive të tjera e ti duhet të ikësh – reflekton Papu -. Djemve i them gjithnjë të mos premtojnë dashuri e të mos puthin fanellën e radhës: unë nuk e kam bërë kurrë, as me atë të Arsenal Sarandi’ me të cilët shënova dygolësh në finalen e vajtjes së Kupës Amerikanojugore në Azteca, në stadiumin e golave të Maradonës në Botërorin meksikan të 1986, kundër America, në 2007. As me atë të Catania që më hapi dyert e Italisë”.

Në lidhje me preferencat dhe mundësitë e patura në karrierë, Gomez ka vetëm një keqardhje: “Do kisha shkuar tek Atletico Madrid në 2013 nëse nuk do të përfundoja në Ukrainë tek Metalist Kharkiv – përfundoi argjentinasi -, do të pëlqente të matesha në Liga-n spanjolle. Kur je i ri synon për një klub të madh: pastaj kur erdha tek Atalanta, mendova se mund ta bëja një të madhe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *