• |
ide | kryesore

Pezullohet nxjerrja e naftës në Shqipëri, depozitat janë plot

Lajme, Të fundit



Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku zbuloi se është ndërprerë puna në rafineritë e naftës së kompanisë “Albpetrol”. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku tha se depozitat e naftës së kësaj kompanie janë të mbushura, prandaj procesi i nxjerrjes është pezulluar.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një çështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol.

E gjendur në një situatë shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit” – tha Balluku.

Ministrja njoftoi edhe për situatën e riatdhesimeve duke sqaruar se deri tani në Shqipëri janë sjellë 2350 qytetarë, ndërsa deri në 5-6 maj ky numër pritet që të shkojë në 3200.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *