• |
ide | kryesore

Kanabis në pyll, pranga kryeplakut të fshatit dhe dy inspektorëve në Ishëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vihen në pranga 2 inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm dhe procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten.

Shtetasit R. S. dhe S. D., banues në Ishëm, janë prangosur pasi nuk e kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë sipërfaqe.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Kuraten, Njësia Administrative Ishëm, Durres, kanë konstatuar një sipërfaqe të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar” – informon policia.

Ndërkohë ëhstë proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten, shtetasi U. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.



4 Comments

  1. Aprovoni përdorimin mjekësor te kanabisit, eksportoheni, edhe fitime ka, edhe njerëzit punësohen, edhe benefite mjekësore ka plot (CBD oil – vaji i kanabisit). Kam dëgjuar se kanabisi jone është i një cilësie të lartë.

  2. Po ce duam. ne jemi te dytet ne europe nga zhvillimi ekonomik. te paret per eksport krimi te te gjitha llojeve. te dytet ne europe per trafikim qeniesh njerzore dhe shfrytzim prostitucioni dhe pastrim parash…. qen e kelysh qenrash…qafir e kelysh qafiresh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *