• |
ide | kryesore

Edi Rama mes Ard Veliut dhe Ard Daullxhiut

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Pas skandalit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, çeshtja nëse ai do duhej të qëndronte ende në detyrë as nuk do të shtrohej fare si pikëpyetje në një shoqëri normale. Megjithatë, Ardi Veliu, si të shkarkohet, si të vazhdojë të jetë zyrtari më i lartë i policisë së Republikës, do të shënohet përgjithnjë si fytyra perfekte e degradimit të një regjimi. Pamja e tij prej guaku, vuajtja e tij për të bërë bashkë dy fjali në shqip, për të mos folur pastaj për logjikën e asaj që katranosi, janë shpërfaqja e kalbëzimit të një sistemi, që ka qëllim të vetëm mbajtjen e pushtetit dhe jo ndërtimin e një administrate profesionale dhe institucioneve dinjitoze.

Kush do ta kishte menduar disa vite më parë që Edi Rama, që ishte autoportretizuar si politikani artist, si njeriu me shije të larta estetike, si intelektuali që mahniste Parisin e ndoshta edhe Berlinin, si piktori me famë ndërkombëtare që i rrinte ngushtë hapësira shqiptare, do të përfundonte të përzgjidhte si imazh të rendit dhe sigurisë së shqiptarëve një individ si ai tipi që vështirë t’i gjesh një të dytë edhe po të kërkosh në zonat më të humbura të Shqipërisë.


Mirëpo kryeminsitri Rama nuk e ka të vështirë t’i gjejë zyrtarë të tillë. Prej kohësh ai është bërë vatra që mbledh ose injorantë, ose banditë, ose tutkunë, ose të paemër, të cilët janë bërë përfaqësuesit e vullnetit të qytetarëve në nivelet më të larta të qeverisjes, pushtetit lokal apo institucioneve të tjera shtetërore. Njerëzit votuan Partinë Socialiste dhe morën ardivelitë, që sa herë shfaqen, dëshmojnë hendekun e thellë mes nivelit të shoqërisë dhe të atyre që e përfaqësojnë. Nuk ka nevojë për emra e shembuj se janë të panumërta, mjafton përbërja e qeverisë, ku një pjesë të ministrave as i kanë votuar e madje as nuk i njohin vetë socialistët, për të kuptuar degradimin e përfaqësimit politik.

Dilema se si mundet një njeri “me shije” si Edi Rama, i cili estetikisht do t’i kishte refuzuar specie si ky i policisë, ata të bashkisë apo të oligarkisë, të ndihet mirë mes tyre, ka vetëm një shpjegim. Pushteti është një prej fuqive deformuese tek individët që nuk janë të formuar nga bindjet e tyre, ose më saktë që nuk kanë patur kurrë bindje, formim apo besim në një kauzë. Edi Rama beson vetëm tek pushteti dhe për ta mbajtur atë në çdo mënyrë, nuk i duhen njerëz që mendojnë apo që kanë një personalitet të tyrin. Liderëve që dinë të drejtojnë vetëm nëpërmjet autoritarizmit dhe jo dijes e besimit, u duhen ose servilë ose tutkunë.

Dhe sa më shumë i afrohen fundit, regjime të tilla si ky që po përjetojmë apo dhe kemi përjetuar, aq më shumë degradojnë. Ato fillojnë shndërrohen në karikatura, ku personazhe qesharakë dhe injorantë vishen me përgjegjësi shtetërore dhe fillojnë besojnë vërtetë se janë shprehja më e lartë e shoqërisë që drejtojnë. I rrethuar nga njerëz të tillë, edhe vetë lideri bëhet si ata dhe nuk mundet më pa ata. As ai nuk e kupton më diferencën me pjesën e iluminuar të shoqërisë, që është shumica, dhe batakun ku gjenden vetë.

Prandaj edhe në rastin e kryepolicit, ishte e pakuptimitë të prisje që Edi Rama ta shkarkonte atë. Nuk është çudi që mund t’i ketë pëlqyer performanca e Veliut që dinte të përdorte edhe smartphone, për të mos folur pastaj për tekstin e justifikimit të skandalit që i ngjante aq shumë përsiatjeve të liderit, që sa herë kapet gafil ia vë fajin kontekstit dhe baltës së opozitës.

Për të kuptuar diferencën mes nivelit të qytetarëve dhe të atyre që i përfaqësojnë, mjafton krahasimi që shpërtheu në rrjet mes Veliut dhe Ard Daullxhiut. Ard Daullxhiu është një personazh që falë emisionit të Arianit Çanit u shndërrua në të varfërin më të famshëm të Shqipërisë. Ardi Veliu, është një zyrtar i lartë, që falë Edi Ramës u shndërrua në kryepolicin më tutkun të historisë. Ata që i kanë krahasuar këto dy personazhe me meme në rrjet, duhet të dinë që Daullxhiu ka nevojë për ndihmën e shoqërisë, ndërsa Veliut i kemi besuar sigurinë e Shqipërisë. Të parin edhe zgjedhim të mos e dëgjojmë e të mos e ndihmojmë, por të dytin na e kanë zgjedhur dhe nuk e shkarkojnë edhe kur na trondit me skandale si ai me të ëmën e një minoreni të dhunuar nga policia.

Ardi Veliu vetë me siguri që nuk e ka kuptuar përmasën e idiotësisë së tij. Çfarë të keqe ka kur pasi ke marrë zvarrë qytetarë, ke goditur studentë, artistë, gazetarë, të rrahësh dhe një 15 vjeçar e të denigrosh në publik nënën e tij? Pse duhet dhënë dorëheqja për këtë ?Në fund të fundit, pikërisht për këtë ardvelitë i duhen kryeministrit. Individë të tillë mos prisni të shkarkohen, ata bien bashkë me frymëzuesin e tyre. ©lapsi.al

26 Comments

  1. Më e shëmtuara në prononcimin mashtrues të kryepolicit ishte sfondi parlamentar i laraskave qe dekoronte fyerjet ndaj një nëne që i kishin dhunuar fëmijën barbarisht

  2. Liderit tone Sumprem po i duket bataku parajse, ndaj edhe e pranon situaten.
    Ndoshta e heq nga zori kete drejtorin pangolin, por me siguri do ta mbaje afer ne jeten e perditshme, se i hyn ne pune!

    1. Po pse nuk të shkon mëndja pas këtyre që kanë ndodhur more “Zanush” karabush (Se femër me emrin Zana nuk mund të jesh), që ja kanë mbyllur gojën nënës së gjorë me kërcënime po na përmend dollarët ?
      E kush mund të jetë ajo nënë që të pranojë ta dhunojnë fëmijnë e saj për të fituar para ?
      Ka vërtetë maskarej që për para kanë shitur motrat e tyre për prostitucion.

  3. Po piktura e Rilindjes me Ardin ne qender edhe memecet e ligjit tregon ..ku kemi arrit…ndersa Enveri i pushkatoi intelektualet per te heshtur Edi Rama perdori gjithçka qe kjo pjes e shoqerise te mos kete zë
    .zot ku kemi arrit…zot na meshiro

  4. O Shullak revolucionari!Çte keqe ka kur ke vrare 4 qytetare me duar ne xhepa,ke hedhur ne ere nje fshat te tere e pastaj te denigrosh kryeprokuroren si lavire bulevardi dhe Presidentin si puçist,perse duhet te japesh doreheqjen???

    1. Cfare lidhje ka Saliu ketu, _ vetem nje idiot e di.
      Sa per Ardi Veliu me Ardin Daullxhiun I ke rene ne koke. Ky eshte krahasimi me I gjetur

    2. o koqe nuk eshte meas deutet saliu, ke 7 vje qe i ke te gjitha me dretesi te re polici, po fute brenda o vlla saliun se at avaz keni

      skeni ca beni dhe hopa e ka fajin saliu , ty sot e gjithe diten te shqyn bythen tate edi rama , dhe ti rri me gojene hapur , legen pederast

    3. O ti i 10:22,akoma te ura ti. Atehere e kishte fajin Saliu, TANI e ka fajin Veliu dhe Ramiu.
      Dhe meqe ra fjala, po futeni ne burg Berishen si kriminel qe paska qene se u bete bajat duke bere komente e justifikime te gomarlleqeve “mavi” me “fajin e ka Saliu”.

      1. abc,do futet edhe ne burg si Pinoçeti me barrela mos u merzit,prandaj ben thirrje per revolucion doktor vdekja qe te pengoje finalizimin e reformes ne drejtesi,po ku ta kuptosh ti dhe ata trushkulurit e tjere qe kerkojne rotacion me riciklim kriminelash si Berisha,Meta,Basha,Mediu etj.

        1. Shume e drejte ajo qe thote i paemri i ores 15:40. Por problemi qendron se pse nuk u padit ne prokurori keto shtate vjet qe Rama eshte ne pushtet, kur per me teper, nje nga gardistet e grupit te zjarrit qe u dergua edhe ne gjykate, sot eshte provuar si kryetar bashkije? A mos valle po presin qe te parashkruhet ceshtja dhe me vone te bejne padine per te ngritur peshe rilindoret e etur per drejtesi

  5. Ju lumte!!!! E keni shkruar shume mire. Juve duhet qe te perpunoni opinionin e ti demaskoni ato qe nuk jane mire, ajo eshte puna juaj, POR per cdo gje dhe pa marre krahe ama, jo si ai felliqesira Fevziu, qe me del i i thur lavde ZAMIR MANES, nje akrobati qe te gjithe e marrin me mend se si i ka bere parate e para dhe se si vazhdon e i shton, duke ecur mbi padrejtesi e duke lepire e financuar qeveritaret e rradhes
    Nje qelbesire nga fashtrat e Korces, Mane, le te shkoje te ndertoje ne pronat e sojit te tij dhe jo te vije te ndertoje ne bregdetin e Dhermiut, qe na e quan PALASE (pasi e beri kalimin qeveria e kohes per ti dhene ca vlera fshatit te Paskal MIlos, qe e dine te gjithe dherminjasit se cfare bregdeti ka pasur e sa ka pasur.
    Atje ku nderton ai Mane i Zi, jane tokat e dherminjasve qe ai i mori me mashtrime dhe rrine pronaret qe i kane tokat e babait dhe degjojne nje felliqesire qe duket si handikap, per ti treguar historine e asaj zone. TURPE QE NDODHIN VETEM NE SHQIPER< NE NJE VEND PA SHTET. ASKUSH NUK TA MERR TOKEN. VETEM SERBI I KA BERE KETO

  6. Ne te gjithe qeverite e vendeve demokratike e jo vetem, ministri i brendeshem eshte figura Nr-2 e asaj force politike qe ka pushtetin. Eshte nje nga figurat qendrore politike. Vetem ne ‘Shqiperine qe duam’ minister i brendeshem mund te behet nje anonim qe ja mesuan mbiemrin kur u be minister dhe e nderroi nga Llesh ne Lleshaj

  7. Komenti I Shullakut si gjithnje brilant dhe I sakte. Rama do marri fund bashke me funderrinat e injorantet e tij bandite. Problemi eshte ku do fshihet

  8. KUR QEVERISE ME YMER GELBAZEN,ARDI VELIUN E GERON XHAFAJ E SAIMIR TAHIRIN ,KJO NDODHE thotë:

    KY ARDI CELIU BANDITI EDHE AT FREDI ALIZOTIN ME EDI RAMEN E SAJUAN SI DESHMITAR FALC

  9. Ideja kryesor qe percon Shkullaku ne kete shkrim, eshte krijimi i institucioneve shteterore dhe, duke idealizuar portretin e Rames, i cili thelle ne shpirtin e tij nuk ka qene demokrat asnjehere, (ketu eshte rasti te kujtohet menyra se si eshte sjelle para 30 vitesh kur kerkonte te vareshin komunistet, si eshte sjelle para 20 vitesh kur dilte me sopate ne dore, apo para 7 vitesh kur tha shprehjen e kthyer ne hit tashme “Nuk keni pare gje akoma”) pra duke e kthyer kete person qe me demokracine reale eshte drejtez e kithet, ne demokrat dhe duke treguar ku arrin njeriu i gjithepushtetshem, Shkullaku do te na thote se duhet te bejme kujdes qe keto gjera te mos perseriten me ata qe do vine vitin tjeter. Kjo eshte ideja me e rendesishme qe percon kete shkrim

  10. Shullakut si gjithnje sh i sakte. Rama ka shkuar tashme si ide e cmendur politike. dhe do marri fund bashke me funderrinat e injorantet qe e shoqerojne . Eshte germadhe e rrenuar e koheve qe jetojme.
    Ka bere deme plot por eshte i ikur. Kini kujdes nga i vdekuri Rama ke terheq nga pas. I mbyturi te mbyt.
    Kujdes opozita nga provokimet dhe kurthet e Rames se vdekur.
    Duhet kujdes

  11. Daullxhiu eshte vete Bushati me kete shullakun dhe llumi i PeDes qe komenton ketu .tufe me pederaste ,.malok te peshtire dhe te piset

  12. Lexova disa nga komentet qe merren me Shkullakun si fizik, dhe jo me ate qe ka shkruar. Ju qe e shani i vini anes te gjithe. Eshte nga analistet me te sakte ( bashke me Bushatin) Dhe kur radhitni Bushatin ne krah te PD-se mendojeni dhe nje here. Per Shkullakun edhe mund ta pranoj qe e simpatizon PD- ne (se te thuash “e majte” apo “e djathte “ ketu tek ne nuk ka kuptim”) , po Bushati?! Ai e ka bere Brrushen fertele gjithe keta vjet. Dhe o ka fol ai per 21 janarin . O nuk ka fol njeri. Prandaj mendoni se cfare shkruani . Ose hic mos mendoni . Tek e fundit fajin e ka Saliuuuuu.

  13. Edi Rama eshte I DETYRUAR te rrethoje vehten me Ard Veli, me Sander Llesh, me Uls Manj, me Dam Gjiknur, me Spirop…i, me Manastirlie, me Gent Kak, me Tao-Tao Balla etj te ketij kallepi!
    Eshte i Detyruar sepse kur rrethohet nga keta dallkauke atehere idiotesia e tij sikur zbehet ca.

  14. Ard Daullxhiut, keta ti morin te keqen, sepse ai eshte me lart se keta Ardet police, apo Ramet KM, sepse Ardi daullxhi eshte me i ndergjegjeshem, e i paster ne jete se keta qelbesirat Ard daullxhiu, para xhdo gjeje ven besimin ne zot, e sipas tije, kurre nuk ka dit te shaje, te sulmoje, te vjedhe, te shpife, e te jete zorraxhi pas ndonji partiaku, apo partie. Pra ne analizen me te vogel, duhet qe Ard Veliu ta kete shembull ne tere veprimet e jetes Daullxhiun. fatkeqesia eshte se sot kesaj partie, e kryetarit te saje i duhen Velite, si mjeshter te bashkeveprimit hipokrit ne veprimtarine shteterore. Shihni strukturat qeveritare, policore, e gjyqesore se me c’brume jane brenda, e pastaj thojani permbajtjen se sa fort punojne per ne. Ja, pra keshtu i ka ringjalle e i ka ne pushtet vemjet e vjetra psikopati Rama, qe na mburret se po ben shtet, bashke me letrat higjenike qe na i lesho ne portal pper oktapode te opinioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu