• |
ide | kryesore

Një aplikacion në celular që të paralajmëron për Coronavirusin

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Pompoziteti për të paraqitur aplikacionin paralajmërues për Coronan ishte – për ta thënë butë – i ekzagjeruar: pesë anëtarë të kabinetit, dy përfaqësues të industrisë, një shkencëtar dhe shumë superlativa. Këtu po japim vetëm një përzgjedhje të atyre që u thanë: “Jo aplikacioni i parë i paralajmërimit, por më i miri.” “Ylli i rokut për shpejtësinë.” “Shërbimi civil në nivelin e kohës”. “Gjithçka Made in Germany”.

Por pavarësisht nga kjo, tani aplikacioni paralajmërues për Coronan më në fund ekziston. Dhe kjo është gjë e mirë! Unë vetë doja ta shkarkoja atë në mbrëmjen para shpalljes zyrtare, por pa sukses. Të martën në mëngjes – pas një kërkimi të vogël – funksionoi.

Ruajtja e jetës bëhet e lehtë

Unë e instalova me bindje aplikacionin e paralajmërimit për Coronan në celularin tim inteligjent: sepse mendoj se shpëtimi i jetës është detyrim civil – dhe jo vetëm në kohërat e pandemive! Në fillim edhe unë isha pak skeptik: një aplikacion i qeverisë!? Dhe si është puna me sigurinë e të dhënave?

Në fund, më bindi rrethana që edhe ekspertë kompjuterash jashtëzakonisht kritikë si Klubi-Kompjuterik-Kaos nuk kishin më asnjë kundërshtim. Zhvillimi i aplikacionit të paralajmërimit për Coronan ishte një proces i hapur diskutimi. 7000 këshilla erdhën nga komuniteti i ekspertëve, i cili nuk ka detyrim ndaj askujt. Pra kemi njjë projekt qeveritar me pjesëmarrje të vërtetë të qytetarëve dhe ekspertëve.

Aplikacioni paralajmërues për Coronan me siguri nuk është më ideali i mundshëm që ekziston në botë. Dobësitë do të shfaqen me siguri. Por – dhe këtu bashkohem me Ministrin e Kancelarisë Federale Helge Braun – është “një hap i madh për të luftuar pandeminë”.

Aplikacioni i përshtatet demokracisë gjermane

Gjermania e ka bërë atë ndryshe nga shtetet e tjera: jo me kontroll gjithëpërfshirës si Kina autoritare, ku kontrollet e hyrjes janë të lidhura me aplikacionin ose monitorimi i ngushtë si në Korenë e Jugut. Ose një aksionizëm i nxituar kur prezanton një aplikacion me shumë dobësi, të cilat çojnë vetëm në kaos dhe zhgënjim, si në disa vende fqinjë evropiane.

‘I decentralizuar’ është fjala kryesore më e rëndësishme për aplikacionin paralajmërues gjerman për Coronan. Kjo do të thotë që të dhënat nuk ruhen asnjëherë në qendër: askush nuk mund të mësojë se ku kam qenë unë si përdorues. Dhe pastaj parimi i vullnetarizmit: askush nuk është i detyruar ta instalojë aplikacionin. Askush nuk ka disavantazhe nëse nuk e bën. Askush nuk është i detyruar të raportojë kur infektohet. Edhe kjo është vullnetare. Aplikacioni aplikacionin paralajmërues gjerman për Coronan është një pjesë e demokracisë gjermane të jetuar me një shkallë të lartë të përgjegjësisë personale.

Një gjë e mirë është që aplikacioni mbështetet në parim nga të gjitha palët në Bundestag. Vetëm populistja e krahut të djathtë AfD vazhdon me teoritë e komplotit dhe është margjinalizuar edhe një herë nga shoqëria, ka frikë për mbikëqyrjen e shtetit.

Jo medikament për gjithçka

Sigurisht, aplikacioni paralajmërues për Coronan nuk është një medikament i gjithanshëm për epideminë, e cila tashmë ka marrë 8800 jetë vetëm në Gjermani. Dhe e vërtetë: zhvillimi zgjati shumë dhe aplikacioni nuk është kompatibël me aplikacionet në vendet e tjera. Por po të ruajë edhe një jetë të vetme, ia vlen 20 milion euro që kushtoi zhvillimi.

Ekspertët thonë se do të ishte mirë nëse rreth 60 përqind e gjermanëve do ta instalonin aplikacionin. Kjo duket iluzore. Sipas sondazheve atë nuk dëshirojnë ta shkarkojnë as gjysma e gjermanëve. Por ekspertët thonë gjithashtu se edhe me më pak pjesëmarrje, mund të shpëtohen jetë. A ka një argument më të mirë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *