• |
ide | kryesore

OBSH: Numri i viktimave nga Covid sapo kaloi 7 milionë

Arkiva, Lajme, Të fundit
covid



Në fund të vitit 2023, u tejkalua pragu i 7 milionë vdekjeve nga Covid në botë që nga shpërthimi i pandemisë. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Departamentit të Përgatitjes dhe Parandalimit të Epidemive dhe Pandemive të OBSH-së, Maria Van Kerkhove.

Më 31 dhjetor 2023, numri kumulativ i vdekjeve ishte 7 010 586, por “numri i vërtetë i vdekjeve është më i lartë, me vlerësime edhe tre herë më të larta globalisht. Këto janë shifra shkatërruese” – tha ajo.

Pandemia nuk përbën më një kërcënim për shëndetin publik, por është “ende një kërcënim global”, vuri në dukje ekspertja duke shtua: “Megjithatë, ne nuk mund të shpresojmë se ajo do të zhduket”. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *