• |
ide | kryesore

Përgjimi i mjekut Edvin Prifti/ Shërbimi i parë i SPAK për Edi Ramën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Po bëhen katër vite që kur në Shqipëri erdhi infeksioni i parë i koronavirusit nga Italia. Mes gjurmëve të shumta që ka lënë pas ajo periudhë traumatike është edhe një dosje hetimore e SPAK që ende zvarritet si simbolikë e një urdhri për hakmarrje të një kohe tensionesh të mëdha.

Bëhet fjalë për procesin gjyqësor ndaj kardiologut Edvin Prifti, që prej vitesh ankohet se SPAK e përndjek dhe synon ta burgosë, jo për korrupsion dhe pastrim parash siç janë akuzat zyrtare, por se ai ishte i pari që ngriti alarmin se qeveria shqiptare dhe PPP e saj u gjetën të papërgatitura përballë fuqisë goditëse të pandemisë.

Këtë të hënë, mjeku u ankua sërish për prokurorinë speciale që thotë se i ka ngritur “4 akuza njëra më e rëndë se tjetra, duke e përndjekur më egër nga të gjithë ndër vite”.

Për më tepwr, sipas mjekut, SPAK ka zhdukur një audit financiar prej 650 faqesh, që SPAK e kishte marrë me urdhër të gjykatës.

Duhet thënë se Edvin Priftit iu gjetën rreth 400 mijë euro në shtëpi. Për një pjesë të këtyre parave, SPAK e akuzon se janë fituar përmes ryshfetit dhe se ai ka tentuar t’i pastrojë. Dosja u plotësua me disa përgjime të infermiereve që komunikonin me të afërm të pacientëve ku ata bisedonin për pagesat e operacioneve.

Por pa gjykuar ndërshmërinë apo jo të mjekut kardiolog, duhet thënë se dosja ndaj tij vlen të shihet sot në një dritë tjetër, atë për (pa)varësinë e SPAK nga qeveria që në ditët e para të punës së institucionit.

Shqetësimet e Edvin Priftit në fillimet e pandemisë

Si një mjek me përvojë që ka pasur disa vlerësime ndërkombëtare, Edvin Prifti ishte në pozicionin e shefit të Kardiokirurgjisë në QSUT në fillim të vitit 2020. Ai mund të kishte qëndruar i heshtur dhe të shijonte benefitet që i jepte pozicioni i tij i privilegjuar, ose njësoj si kolegë të tjerë mund t’i mbante iso propagandës qeveritare për pandeminë.

Por kur pa se virusi i Wuhan vuri në provë vendet më të fuqishme të botës; kur në Itali nisën të numërohen të vdekurit e parë, Prifti vendosi të thyejë heshtjen dhe të flasë. Deri në atë kohë bluzat e bardha kishin qëndruar në heshtje. Zërat e vetëm që u kthyen në pikë referimi për pandeminë ishin politikanët e Rilindjes. Si nga kryeministri Rama, ashtu edhe nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirlu, thuhej se qeveria i kishte marrë të gjitha masat dhe se nuk kishte nevojë për panik.

Por me një reagim në rrjetet sociale, mjeku Edvin Prifti zbuloi krejt të kundërtën. Në 22 Shkurt të vitit 2020, një muaj para se gjithë Shqipëria të mbyllej në karantinë, Prifti shkruante se PPP që kishte dhënë qeveria Rama për QSUT nuk i ishte përgjigjur kërkesës së mjekëve të sëmundjeve infektive për një pajisje që kishte të bënte me koronavirusin. Për mjekun kjo ishte e pajustifikueshme.

“Zoterinj- këtu ndodhemi përballë një çështje të sigurisë kombëtare. Unë nuk e di se ç’mund të konsiderohet tjetër gjë brenda nocionit të sigurisë kombëtare” ishte alarmi i tij.

“Dikush mund të thotë që nuk duhet bërë panik. Mbase kjo mund të vlente para një muaji kur ngjarja ishte larg dhe efekti nuk dihej, por tashti më duket infantile totalisht çdo justifikim në kuadrin e mos perhapjes së panikut” vazhdonte ai.

Sipas mjekut, kapacitetet e Shqipërisë për oksigjenim artificial në shkurt të vitit 2020 ishin minimale-vetëm për 140 pacientë të shtruar me koronavirus.

Përpjekja e qeverisë për të mbytur kritikat

Për ta mbytur alarmin e kardiologut u përdorën kolegët, sipas një modeli tashmë të njohur të kronikave të gatshme televizive që përgatiteshin në zyrat e kryeministrisë dhe transmetoheshin në ERTV. Shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo, që më vonë do të promovohej si kandidate për deputete nga Partia Socialiste në Tiranë u shpreh: “Gjykoj që ne si shërbim infektiv kemi dhomat e izolimit, pavione me oksigjen dhe njësi terapie intensive me standarde bashkëkohore. Personel të trajnuar dhe masa të marra edhe për pacientët me sëmundje të tjera infektive”.

Pavarësisht kësaj, kritikat e Priftit nuk u ndalën. Në një kohë që flitej dhe premtohej shumë për vaksinat, kardiologu nxiste dyshimin “E rëndësishme është çfarë vaksinash. Mua më intereson kualiteti i vaksinës. Janë 58 vaksina. Secila mund të ketë problematikat e veta dhe mund të zgjidhet ajo që i shërben më mirë njeriut”, shprehej ai.

Më vonë, në dhjetor të 2020, në kohën kur qeveria shpallte suksese për menaxhimin e koronavirusit, mjeku i referohej shifrave të tjera. I tillë ishte dedikimi për mjekët dhe infermierët që humbën jetën në vendin tonë, krahasur me Italinë.

“Kjo eshte nje shoqeri e metamorfozuar, e shkare binaresh, ku njerezit e saj me me vlere po kthehen ne epitafe te thjeshte rrugeve dhe rrugicave te qyteteve tona. 19 mjeke nga 3000 mjeket e Shqiperise humbin jeten, me pak fjale 0.63% e numrit te mjekeve. Ne itali kane vdekur 216 mjeke nga 245000 mjeke qe ka italia ose 0.088% e tyre, pra 7.5 here me pak se ne ose 750% me pak” shkruante kardiologu.

Lexo edhe: Koronavirusi/ Qeveria do t’a vrasë dhe virusin me propagandë

Lexo edhe: “I do 2 mijë euro në zarf ai. Dy, ok shpirt, mirë”: Si u zbulua skema e mjekut Edvin Prifti

Lexo edhe: Heronj dhe armiq/ Si i ndau mjekët vija zyrtare e menaxhimit të Pandemisë

Mund të jetë ekzagjerim që ta përshkruash rastin e një mjeku të akuzuar me korrupsion, me shprehjen e Orëell sipas së cilës “të thuash të vërtetën në kohë mashtrimi është akt revolucionar”. Por të mos harrojmë se 4 vite më parë të drejtat e njeriut u tkurrën edhe në vendet me traditë demokratike. Ishte një në Tiranë kohë kur policët përndiqnin rrugëve çdo të ri që guxonte të dilte nga shtëpia pa leje. Madje në një rast kur i ndjeri Klodian Rasha nuk u bind, ai u qëllua për vdekje. Pati raste kur adoleshentë 15-vjeçarë u rrahën pa asnjë arsye nga grupe policësh në rrugë dhe kjo justifikohej si diçka normale nga drejtuesit e policisë. Ishte koha kur kryeministri Rama publikoi një filmim në Facebook si shembull të ndëshkimit të shkelësve të karantinës nga policia spanjolle, që në realitet ishte përndjekja me hunj në duar nga policët e Algjerisë ndaj protestuesve të opozitës.

Shërbimi i parë i SPAK për Edi Ramën

Në fillim të vitit 2020, SPAK sapo ishte krijuar me 8 prokurorët e parë. Struktura konsiderohej si xhevahiri në kurorën e reformës në drejtësi. Pritej që këta të viheshin në krye të betejave me të korruptuarit dhe për këtë kishin edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Në vend të kësaj, ndodhi që iu vunë pas kardiologut Edvin Prifti, që kishte folur kundër qeverisë.

Mes gjithë propagandës që bëhej sa në shqip, aq edhe në anglisht për SPAK, ishte e vështirë të dalloje se si kjo strukturë nxitoi të futej nën sqetullën e Ramës që në ditët e para  të punës. Aq më tepër që akuzat për Edvin Priftin u bënë mediatike një vit më pas, në 2021, kur prokurorët gjykuan se kishin mjaftueshëm prova për ta arrestuar shefin e kardiologjisë, që kishte gërvishtur fasadën e menaxhimit të pandemisë si një histori suksesi.

Vetëm se këtu ka edhe një detaj shumë të rëndësishëm. Si për t’ia bërë të qartë mjekut se nga po i vinte ndëshkimi, Edi Rama e njoftoi arrestimin e tij para se të ndodhte gjatë një takimi me socialistët që transmetohej live në televizor. Kjo ndodhi në datën 13 Shkurt të vitit 2021, kur Rama u shpreh: “Sistemi ka filluar të funksionojë. Bashkë me gjykatësen, u arrestua edhe një mjek, shef pavijoni që ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin”.

Në fakt kur kryeministri foli, gjyqi nuk kishte nisur ende. Në hyrje të gjykatës, kardiologu u shpreh i hutuar nga sulmi i dyfishtë që i bëhej, si nga SPAK, ashtu edhe nga kryeministria “Pak orë më parë politikanë, përfshirë edhe kryeministrin thanë që tashmë unë jam arrestuar dhe me sa duket unë po shkoj drejt arrestimit. Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Mund të ketë qenë lapsus, por edhe një urdhër për prokurorinë. Nuk e di nëse është presion, urdhër apo lapsus, këtë do e vërtetojë koha”.

Në sallën e gjyqit ndodhi ajo që kishte parashikuar kryeministri. Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin e mjekut. Gjykata e miratoi arrestimin, duke u gjendur edhe në presionin e tërthortë të Edi Ramës. Pak kohë më pas Apeli e konsideroi të paligjshëm dhe liroi mjekun, që ende i ka llogaritë e hapura me drejtësinë.

Sot kreu i opozitës, Berisha është i arrestuar, ndërsa ish-bashkëpuntorë të Ramës që janë goditur nga SPAK e akuzojnë kryeministrin se thjesht i ka servirur si “koka turku” për drejtësinë e re. Por rasti i Edvin Priftit është i pari që dëshmon për marrëdhënien e ngushtë mes Ramës dhe prokurorëve të SPAK, që në ngjizje të institucionit. Pas 4 vitesh, përndjekja vazhdon. Ndërsa mjekut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shkruajë se është i bindur se ka bërë gjënë e duhur kur ka denoncuar problemet që kishte mjekësia në pandemi.

“Më kujtohet një meme nga Lufta e dytë botërore kur një oficer SS duke ecur në një rrugicë, e cila kishte tela me gjemba në të dyja anët dhe përtej telave ishin njerëzit që çoheshin në turrën e druve, përballë kishte një tabelë e cila shkruante: EDHE PSE S’BËNI POLITIKË, ËSHTË POLITIKA QË KA NEVOJË PËR JU! Pra ishte politika që kishte nevojë për krematoriumet dhe holokaustin. Dhe si në atë kohë zbatuesi i politikës ishte oficeri SS.
Unë fola i pari për pandeminë dhe po marr shpërblimin, por edhe nëse një jetë është shpëtuar nga kontributi im i vogël, do të isha i lumtur! Përtej çdo gjëje kjo është detyra ime! Unë bëra për vendin dhe popullin tim aq sa munda! Të paktën shqiptarët nuk marrin më rrugën për t’u operuar në Stamboll apo gjetiu por e bëjnë në vendin e tyre. Gjykimin jua le juve!” shkruan ai./Lapsi.al



23 Comments

  1. Mos e mbroni më mirë se mund dhe të jetë i pafajshëm i shkreti. Ju që mbroni antishqiptarin Fredi Beleri, lëreni këtë të shkretin në paqe.

    1. Dakord, e zeme se qenka paragjykuar nga SPAK. Po parate, po pergjimet e pazareve, po kushtet e pavijonit te tij qe ishin mizerabel? Perse nuk e ngriti zerin per kushtet por vetem per vaksinat? Eshte i shkelqyer si kardiokirurg dhe mund te punonte privatisht. Por jo, donte pagesen si ne privat dhe te mos kryente asnje investim vete por materialet ti kishte falas nga shteti. Sorry, por nuk me dukesh i persekutuar. Thjesht nje njeri qe te ka rene lapsi nder 1000 te babeziturit e tjere…

      1. Privatisht ka punuar. Ka bere mbi 7500 operacione ne zemer nga te cilat 2/3 tek privati. Tek spitali amerikan apo jashte shtetit. Eshte kardiokirurgu me I mire per sot ne Shqiperi. E akuzojne se kater paciente kane vdekur. Dhe pastaj? Na morì leket thone te afermit dhe vdiq. Qekur mjekesia qenka bere profesion me garanci? 400 mije euro i ka fituar me pune e me aftesi. Le te shohe koncesionet e Rames dhe Beqajt ASPAKU i leshit ku i njejti kit kushton 1,9 dollare ne Turqi dhe 20 dollare ne Shqiperi. Apo iu prish maja e pilafit Rampalles se i doli nje kunder perralles se sukseseve.

    2. Pse prokuror e gjyqtar të SPAK ta ken 4 milion rrogen dhe supermjek ta ken 1 ,3 ???
      Qe ketu I ke hap rrug korrupsionit
      Vet qeveria esht shkaktar I cdo mizerjeje

    3. 25 mije € ne muaj paguhen kirurgët e Thjeshte ne europë.
      Lere pastaje ne ShBA që nga avioni nê avion… nga shteti ne shtet …. Punojne dite nate saqë shumicen e kohes ushqehen ne fast food dhe pizza.
      Ky Doktori thjeshtë kritikoi kurvin e gjate dhe pragqiret laro e buçe mavi….
      Prandaje i zunë pusi me zgjebashet e skapit te gonorrese bastardë bunkerësh.

  2. “What is hell? I maintain that it is the suffering of being unable to love. ” (Fyodor Dostoevsky)

    Dashuria është e vetmja forcë e aftë për të transformuar një armik në një mik. (Martin Luther King Jr.)

    Dashuria është diçka shumë më tepër se dëshira për marrëdhënie seksuale; Është mjeti kryesor i arratisjes nga vetmia që prek shumicën e burrave dhe grave gjatë pjesës më të madhe të jetës së tyre. (Bertrand Russell)

    “Mos harroni të shikoni lart yjet dhe jo poshtë në këmbët tuaja. Mos hiqni dorë kurrë nga puna. Puna ju jep kuptim dhe qëllim dhe jeta është bosh pa të. Nëse keni fatin të gjeni dashurinë, mbani mend se ajo është atje dhe mos e hidhni atë.” (Steve Jobs)

    “Unë jam e mirë, por jo një engjëll. Unë mëkatoj, por nuk jam djall. Unë jam thjesht një vajzë e vogël në një botë të madhe që përpiqem të gjej dikë që të dua.” (Marilyn Monroe)

    “There are two basic motivating forces: fear and love. When we are afraid, we pull back from life. When we are in love, we open to all that life has to offer with passion, excitement, and acceptance. We need to learn to love ourselves first, in all our glory and our imperfections. If we cannot love ourselves, we cannot fully open to our ability to love others or our potential to create. Evolution and all hopes for a better world rest in the fearlessness and open-hearted vision of people who embrace life. ” (John Lennon)

    Since it is difficult to join them together, it is safer to be feared than to be loved when one of the two must be lacking. (Niccolo Machiavelli).

    “Rather than love, than money, than fame, give me truth.” (Henry David Thoreau)

    “Nëse je ateist, e di, beson, kjo është e vetmja jetë që do të marrësh. Është një jetë e çmuar. Është një jetë e bukur. Është diçka që duhet të jetojmë deri në fund të ditëve tona. Ku nëse je fetar dhe beson në një jetë tjetër disi, kjo do të thotë që ju nuk e jetoni këtë jetë plotësisht sepse mendoni se do të merrni një jetë tjetër. Kjo është një mënyrë tmerrësisht negative për të jetuar një jetë. Të qenit ateist të liron ta jetosh këtë jetë siç duhet, i lumtur dhe plotësisht”. (Richard Dawkins)

    1. Po ça dashurie kërkonte Marilyn Monro, ajo bridhte me presidentin J.Kennedy dhe me të vëllanë e tij Robert. Pra ishte kokrra e kurvës bigamiste.

  3. Ky Prifti eshte nje kokerr hajduti .
    Egoist,mendjemadh dhe I keq.
    Pse Rama ti gjeti 400.000 mije dollarer ne shtepi
    More hajdut Kaq shume ke vjedhur sa nuk ke inventar.
    Na merr dhe rolin e te persekutuarit,nje bandit.
    I ben mire hotel kashta.

    1. Or mjeshter, te gjithe e dime se Prifti eshte super i korruptuar, nuk te prekte me dore po nuk i ipje leke. Ceshtja eshte tjeter kund, a eshte SPAK politikisht apo jo?!!
      Si puna e ktije Priftit jane te pakten 70% e mjekeve shqiptare, pse vetem ky goditet?
      Para disa vitesh po bisedoja me nje mikun tim prokuror, pasi ai kishte pas nje hall te madh ne spital. E pyeta pse nuk i arrestoni mjeket qe i lene njerezit te vdesin dhe korruptohen ne kete menyre. Me tha qe nuk e bejme dot se ngelet vendi pa mjek pastaj.
      Drejtesia selektive eshte shume me e rende se mungesa e drejtesise apo korrupsioni ne gjygjsor.

    2. Stalini nje dite dha urdher te vriten nje pjese e mjekeve dhe nje pjese tjeter te internohen ne Siberi, pasi ishin te korruptuar, reaksionare, intelektuale. Finalja dihet si shkoi, Stalini vdiq pasi ne Moske nuk gjendej nje mjek i afte ta shpetonte.
      Nje dite te gjithe do kemi nevoje per duart dhe mendjen e mjekut. Ti qe ben kete koment do te kujtohesh kur te shkosh para tyre se sa vlen nje mjek.

    3. Ne cdo vend te botes kardiokirurgu eshte supermilioner. Ky popull qe kenaqet se u fut ne burg doktori se kishte shume leke, nuk duhet te qaje kur con nenen neser ne spital dhe ne vend te apandisitit i shkulin veshken. Politikanet kur ju duhet operacion, i con shteti me helikopter me taksat tona ne itali, turqi etj.

  4. ejjjj mos i qini robt, u kap me 500 mije euro ne zyre. Nuk mbrohen keto gjera, po na rrjepin per cdo operacion

  5. O rob qirë -mavinj-që komentoni po të ishte i korruptuar,ai do heshte ose do i mbante ison -drogaxhiut dhe manastirlliut-siç ja mbajtën sharatanët e tjerë-piperot dhe çomot-.

  6. Ky eshte super hajdut kohen e pandemise qe pretendoni se medemek ka folur per te vene ne dukje mangesite e shendetesise ky e ka shfrytezuar me shume nga te gjithe merrte nga 3 mije euro per operacion ne shtet dhe kur ishte shef mjeket e tjere operonin shume pak se i merrte te gjithe pacientet vetem per vete ka qene i pangopur fare

  7. “U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu”, sherri Noka-Bardhi në Kuvend
    Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debutuar në Kuvend me demokratin tjetër, deputetin e Rithemelimit Flamur Noka.
    Bardhi deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha i ka dërguar mesazh demokratëve të votojnë kundër Komisionit për Investimet Strategjike duke mbrojtur interesat e Ramës.Dhe portHale si lapsi i thot buke buke,parate e priftit doktor i duhet shkulLlakut dhe nipit bushat se duhet te paguajne kestet e rradhes te vilave nga 560 mije euro te blera ne kohen e salihut.

    1. Bardhi shprehet se nuk do të bashkohet kurrë me Berishën.

      “Më parë vdes sesa bashkohem me Berishën”, kështu i përgjigjet Bardhi anëtarit të PD i cili i ka dërguar një video të Saimir Korreshit duke i ka shprehur se do “bënin gafën më të madhe” nëse do ti bashkohen Berishës.

      1. Shkruajtet dhe ju te dy te fundit pa lidhje me kte shkrim si paskeni laçet per sot ose ju kane bo dom te paskan qene te skaduara patronazhiste te Ridhjerjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *