• |
ide | kryesore

“I do 2 mijë euro në zarf ai. Dy, ok shpirt, mirë”: Si u zbulua skema e mjekut Edvin Prifti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Abcnews ka zbardhur përgjimet e dosjes hetimore që futi në rrjetë mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti. Në përgjime del Migena Skënderi e cila negocion me kryeinfiermieret e repartit të djegieve Trëndafile Frangu për një operacion të nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë në këmbim të parave.

Migena i thotë Manuelës se “Filja”, Trëndafile Frangu do një shumë parash në mënyrë që të negociojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë. Nga përgjimet del se Migena është e njohur me “skemën e brendshme” të regjistrimit të operacioneve pasi më herët vetë ajo ka paguar të njëjtën shumë për operimin e babait të saj.

“Gena kishte operuar babanë e saj para disa kohësh dhe ishte lidhur me shoqen e saj File, e identifikuar si Trëndafile Frangu, kryeinfermiere të reparti djegieve e cila e kishte ndihmuar atë të operonte babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti. Gena ka pranuar që t’a ndihmojë Manuelën duke e prezantuar me Filen. Ajo i ka thënë se

 “Filja do një sasi parash lidhur me këtë gjë, gjithashtu dhe kirurgut duhet t’i japim një shumë prej 2000 euro”. Manuela ka pranuar menjëherë dhe ka filluar që në muajin korrik 2020 të përgatisë dokumentet që I nevojiteshin për shtrimin e nënës së saj në spital dhe realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale që është bërë nga kardiokirurgu Evdin Prift”, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se me datë 3 korrik të vitit të shkuar, Migena Skënderi ka marrë nga Manuela Mallkuçi një sasi rreth 500 euro të cilat në një takim me Trëndafile Frangun në QSUT ia ka dhënë kësaj të fundit.

Migena i kërkon Manuelës që t’i bëjë gati paratë për t’ia dhënë doktorit në zarf. Pasi kjo e fundit i thotë se i ka në lekë shqiptare, Migena thotë t’i bëjë gati “2-mijëshe euro në zarf që të mos ketë më probleme”.

Ajo gjithashtu i rekomandon Manuelës që të bëjë gati paratë në 5-she dhe 10-she për personelin shëndetësor gjatë kohës që e ëma do të jetë në spital.

Pjesë nga përgjimet e zbardhura nga Abcnews.al

Migena: El ngjo nesër

Manuela: Hë hë

Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto

Manuela: Ëhë me e shtru?

Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori

Manuela: Po

Migena: Merri t’I kesh me vete (për paratë)

Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet

Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë

Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se

Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’I jap?

Migena: Unë I kam fut dy

Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë

Migena: Dy mij, a kupto Genën?

Manuela: Dy million, po

Migena: Unë po them I kena pas dhon dy mirë euro ne

Manuela: S’I kam euro unë, I kam kështu lekët tona

Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pseqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali

Manuela: Po pra, m’thuj

Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne I vum dy mirë euro atij që ja futëm në zarf

Manuela: Po mirë po i bëj euro



21 Comments

  1. Bazuar ne keto pergjime, mjeku del i pafajshem. Kontrolli qe i eshte bere ne shtepi, eshte problematiktik pasi me ligj nuk lejohet mbajtja e nje shume me te madhe se 200.000 leke te reja ne mos gaboj, jashte sistemit bankar. Por duke lexuar per shumen e konsiderueshme qe i eshte gjetur mjekut te njohur ne shtepi, imagjinata fillon e funksionon. Daljet nuk lejohen, prandaj imagjinata ben te sajen. Ne endrrat e bukura te nje mbremjeje covidiane, njeriu fillon e imagjinon… Po sikur… SPAK-u, i ngazellyer nga suksesi i arritur diten e enjte, i shtyre nga levdatat e kusherires Bet (ambasadorja Kim) dhe te kusheririt Pons (ambasadori Soreca) te kishte guxim e te bente kontroll ne shtepiat e ministrave, sidomos te atyre te perfolur per korrupsion, cfare do gjente? Beni kujdes, vetem ne shtepite dhe jo ne llogarite bankare, ato ofshore, apo shtepite e te afermeve te tyre, sa leke, euro dollare, paund apo gure te cmuar dhr ar tjera do gjenin? Imagjinoni pak sa do te gjendeshin ne shtepine e tigrit, atij qe ia ka marre nje sasi te konsiderueshme guruja indian, apo qofte edhe ne vilen bunker te Surelit… A do mbulohej krejtesisht deficiti buxhetor, apo do tejkalohej? Sikur SPAK te ishte aq guximtar… Por nderkohe bien sirenat e policise, po fillon ora policore. Dhe endrea merr fund

    1. 90% e kirurgeve i ke grabites. 99% te mjekeve te tjere o hajdute i seksere o shites ilacesh me rekomandim qe te marrin pjesen

    2. Besoj e dini sesi para ja 2 vjetesh hajdutet iu futen ne shtepi Damian Gjiknurit dhe i moren vetem xhiron e dites, diku tek 4 milion euro.

      1. Imagjinojeni !!!! Vetem me i numuru duhet mbledh gjithe lagja dhe jarabi te mbarosh brenda javes
        O popull thirrini mendjes , keta pushta ju luten e ju perluten ne gjunje vetem nje dite per tju vjedh e shkerdhy per kater vjet .

    3. Gabon gabon, si nuk u lejoka me mbajt leket e tua ne shtepi!
      Ca ju thote medja, akoma nuk jemi Diktature!
      Nqs paret jan te tuat dhe i ke fitu me djers, apo trashegu mund ti mbash ku te dush ti.
      Shuma prej 200’000 Lekesh qe i referohesh ti eshte per pagesat, pra ti nuk mund te paguash nje fature, sherbim apo dicka tjeter me Kesh nese shuma eshte me e madhe se 200’000 Lek, duhet me patjeter qe transaksioni te kryhet me Banke.

  2. Sa endrra ka pare ky popull
    ato jane venitur jane shuar
    asnje nuk eshte bere -ralitet-
    me duket ky vend eshte i mallkuar

    dhe pyes veten ,e pyes ,e pyes
    kur komentin e pare ne kete faqe lexoj
    pse kjo -endrra e nje nate kovidiane-.
    per te gjithe pa dallim kjo te triumfoje.

    por jo ky vend me keta njerez nuk behet
    i ka mbuluar te gjithe deri ne gryke bataku
    jo ca te nenes dhe nje pjese te njerkes
    keshtu sic po vepron ky -Mender SPAKU-.

    1. Bravo Kamber! Mire e the ky vend e ka nje mallkim, po shume pak mendojne ti luten Zotit te kuptojne sepse dhe ta heqin kete mallkim.

  3. NUK DI SI TA VLERSOJ KETE VEPRIM TE DOKTORIT. POR KUR PAGUHEN 5-6 MIJE EURO PER NJE UNAZE TE PRIVATI KY PO ME DUKET BURRI I MIRE SHUM. PALE ME ATO QE FITOJN SHTETARET NEPER TENDERA ETJ ETJ

    1. Nuk du me mbrojt privatin qe eshte gjithashtu super-hajdut, por tek ato 5-6 mije euro duhet te llogarisesh materiale, stafin e gjere dhe 100 gjera te tjera. Nuk ka shans qe doktori i privatit te paguhet 2 mije euro per operacion.

  4. Po ju po talleni apo ca?? Une mendova se e kishin kap me presh ne duar. Ketu nuk ka asnje prove qe ky mjeku ka bere korrupsion (edhe pse jam i bindur 100% qe po) nuk perben prove pasja e pareve ne shpi, fundja ai mund te thote qe i gjeta posht pallatit dhe i mora, ti nuk e provon dot.
    Shtet leshi, SPAK leshi, e kan bere kastile qe ta liroi gjykata per munges provash.

    1. Bo vaki mund te jete kusuri kur ka bo shpenzimet e dites ? Po çfakte kerkon o zoteri . Faktin me te mire e shikon tek xhepat e tu , kontrolloji .

    2. Kur ka shume indicie qe cojne ne te njejtin drejtim, ne kete rast qe ky eshte hajdut personi mund te denohet edhe pse nuk del nje prove komplet e drejtperdrejte. Gjithsesi po ta kene seriozisht keta te hetimit nuk ka asnje shans qe infermierja dhe te tjertet mos thyhet dhe mos deshmoje kunder tij. Me pak fjale ky duhet te beje sparkaten e te provoje pa asnje dyshim tjeter se ku i ka gjetur ato leke.

  5. TE RROJE PARTIA
    TE RROJE POPULLI YNE TRIM DHE I SHKERDHYER DERI NE RREZE .
    TE RROJNE MILITANTET .
    NASHI HANI MUT PER DARK SE U LODHET GJITHE DITEN DUKE MBROJTUR DHE DUKE BROHORITUR PER KUVAT E PARTISE

  6. SHQIPERINE E MORI POLITIKA
    I VU ZJARR
    SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU
    OOOOOOOO SHQIPTAR

    DOKTORA , PROFESOR , GJYQTAR E POLITIKAN
    PO TE VJEDHIN O QYQAR
    SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU
    OOOOOOOO SHQIPTAR

    KRIMINELAT NE PUSHTET
    INJORANTET PO TE KOMANDOJNE
    TY TE QUAJNE KOKPALARE
    ………………………………………………………
    SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU
    OOOOOOOO SHQIPTAR

  7. Kujtova se doktori ishte përgjuar për pazare gjë që nuk provon implikim.Nqs paratë e gjetura në shtëpi justifikohen ça krimi ka?Aspak në shërbim të Ramës sepse mjeku i ka dalë kundër me fakte për administrimin e pandemisë.Por dhe gje është.Një mjeku që shpëton jetë dhe se i jepet një dhuratë është krejt ndryshe me një politikan që fiton me korupsion.Dhe sidomos kompania Rama.

  8. Pse behemi kinse jemi te habitur. Spitali Mbreteresha Xheraldine, 2 Tetor 2018. Afer 20 lindje ate dite, pagesa ime si prind 60,000 leke te reja. Mamite, motrat dhe doktoret shifshin gruan me inat deri sa u paguan leket. Te gjithe kane paguar leke ate dite, te gjitha ditet e kaluara dhe deri me diten e sotshme te gjitha lindjet paguhen. Edhe neser do te vazhdoj po kjo pagese.

    1. Dakort po ama nuk ti ka kerku njeri leket, ia ke dhene ti. Nuk eshte se te kan dhene qe na jep kaq lek po deshe me lind. Un njof disa veta qe nuk kane dhene asnje lek, dhe kane lind normalisht.
      Edhe dicka tjeter shume e rendesishme, ti leket i ke dhene pasi linde jo perpara.
      Ajo puna inatit qe thu ti nuk ka te bej me leket qe jep ti, ka te bej me klimen qe eshte kriju aty brenda, se eshte ndrru drejtori dhe ka ardh drejtoresh gruja e ortakut te Ilir Beqajt, e cila ka dhe pak probleme psikologjike dhe i ka menderos gjerat ne ate instuticion.
      Ne ate periudh qe ke lind ti ka pas dhe nje rast qe per pak nuk ka perfundu tragjikisht, ku nje gruaje pertonte doktorri ta operonte se ishte shume e shendoshe dhe pertonte me e qep. Kjo gruja ne fjale e kishte ndjek shtatzanine te klinika private e doktorit dhe pervec tarifes se vizites sa her shkonte ne klinike i fusnin ne xhep 3000 apo 5000 lek.
      Dhe prap doktorri nuk e rrute trapin.
      Keshtu qe nuk eshte ceshtje lekesh.

  9. Lexoni kush qeshte gjyqtarja qe futi ne burg mjekun. Kush ka marr para kjo apo mjeku qe ben disa pune,

    eporter.al/gjyqtarja-e-gjykates-se-posacme-etleva-deda-perballet-me-vetingun/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *