• |
ide | kryesore

Aksident në Mirditë/ Turisti çek humb kontrollin e motomjetit

-Instant, Lajme, Të fundit
Aksident në Mirëditë/ Turisti çek humb kontrollin e motomjetit



Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Bukmirë në Mirditë. Mësohet se një turist çek ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është transportuar menjëherë te Spitali i Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



1 Comment

  1. Po faturat e spitalit kush do i paguaj perkete karin aventuriert e dehur ? Taksapaguesit Shqipkar qe duan Turizem. Hiqeni turizmin dhe kombetarizoni pasurite natyrore qe pi na i vjedhin Amerikanet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *