• |
ide | kryesore

Kardiokirurgu Edvin Prifti nxjerr përgjimet e SPAK mes tij dhe “Lindës”

Arkiva, Lajme, Të fundit
prifti



Kardiokirurgu Edvin Prifti, i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie, ka publikuar në “Facebook”, një pjesë nga dosja e tij hetimore. Aty është dekriptuar një bisedë mes tij dhe një personi të identifikuar si “Linda” që duhet të jetë një paciente e tij.

Prifti shkruan se edhe një herë vërtetohet se ai nuk ka thënë asgjë të paligjshme, ndërsa i bën thirrje SPAK që të bëjë publike çdo video apo regjistrim me zërin dhe figurën e tij, ku të provohet se ka bërë diçka të paligjshme.

“Pergjim zyrtar me urdher gjykate 1! (te tjere si keto do te ndjekin) Pas me shume se 3 vjetesh me ne fund Spak na jep nje pjese te pergjimeve ku ne menyre te perseritur une them vecse gjera te ligjshme dhe etike. Ky jam une! Sigurisht keto nuk merren parasysh!? Me poshte eshte njera prej tyre e marre nga dosja perkatese.

Gjykojeni vete ju? Edhe njehere une i bej thirrje te hapur Spak qe te beje publike cdo video apo regjistrim me zerin dhe fytyren qe te kem bere qofte edhe elementin me te vogel te paligjshem. Dhe nese une nuk them te verteten dhe vetem te verteten ne dore e kane te shtojne edhe nje akuze tjeter per mashtrim apo falsifikim!.

Une do bej publike gjithshka qe ju te kuptoni te ardhmen tuaj te mundshme! p.s. shenimet dhe vizimet jane kryer nga vete Spak! Melodrama kthehet ne komedi dhe me pas ne tragjedi dhe ne fund ne nje butafori groteske!”, – shkruan mjeku Prifti.

BISEDA E PUBLIKUAR NGA DOSJA HETIMORE:

Edvin Prifti (A): Alo Linda?

B-Urdhëro

A – Se më mori vetë doktori Liu tani. Dëgjo tani, në QSUT nuk ka asnjë lloj detyrimi financiar, dakord.

B– Po e di e di

A– Më fal po ti nuk ke pse e bën, ti bësh unazë gjetiu, as operacionin. Gjithçka bëhet në QSUT pa pagesë. Ti mendoje vetë, në qoftë se do t’i bësh gjërat këtu, hajde që të sistemojmë gjërat e të zëmë radhën, të të ndihmoj unë maksimalisht. Dakord, mirë?

B– Tani do vij pas Vitit të Ri

A– Hajde pas Vitit të Ri dakord, por duhet të bësh diçka se nuk mund të rrish kështu, se mund të bësh infarkt.

B– E di, por unë mendova me i ba të gjitha atje, po se përballoja

A– Po jo moj jo s’ke pse bën gjëra nëpër struktura private

Pas 4 viteve hetim SPAK dërgoi për gjykim dosjen për kardiokirugun e njohur, ish shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. SPAK e ka marrë të pandehur Priftin për 4 akuza, nga korrupsion pasiv, se ka marrë para për 7 ndërhyrje kirurgjikale në zemër pranë QSUT-së, tek vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Përgjimi i mjekut Edvin Prifti/ Shërbimi i parë i SPAK për Edi Ramën



9 Comments

  1. Doktor Edvini pati shkruar një artikull të gjatë shkencor në muajt e parë te pandemisë..,..
    Ku kërkonte angazhim serioz nga haremi i çingies së gjatë….
    Por bushtrra me gonorre dhe fistula e kristaqo perdhunuesit u ndje e fyer nga keshillat shkencore te Doktor Edvinit…
    Dhe urdhëroi ta burgosin,syrgjynosin pa vonesa….
    Skeni parë gjë akoma o dele votëshitëse.!

  2. Spaku vepron me regji

    Duhet adriatik llalla, prifti, duhet nj zv arke me peshk, një minister nje bandit, një biznesmen një kryetar bashkie pra për të krijuar idenë qe spaku është në çdo sektore sytë hupur dhe veshet ngrehur….

    Me inkrininin që i bëri rama shoqerise shqiptare spkut nuk i bie rradha për të hetuar dyshime sepse janë me mijra me fakte me prova qe e kan burgun gati , por jo duhet mozaik edhe me njerez qe bejne leke me punën e tyre dhe duhet inkriminimi i shoqerise të vazhdoje i qete si menyre qeverisjeje dhe sundimi.

    Ai prokuror qe heton raste te tilla eshte bastard dhe sherbetor i ramës.

    Ramuti dhe ramdhjeresit e tij e degjenerun ket vend nme qellimin e ver për ta grabiturdhe vjedhur pa dallim pa perjashtim.

    Vend idiot dhe popull kar

  3. Qe ky dhe koleget e tij marrin para per cdo operacion (dhe jo pak madje) kete e di edhe bufi. Bejuni edhe ketyre hetim pasuror dhe flasim. Cilat jane aresyet dhe rruget e zgjidhjes eshte tjeter diskutim. Per mendimin tim me denime dhe pergjime nuk do zgjidhin gje, madje mesa kuptoj sekti rilindas nuk kane as deshire dhe as ide per zgjidhje, Tek e fundit ata jane per vete kryehajdute. Thjesht po godasin sa pe show nje hajdut qe nuk e kane te tyrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *