• |
ide | kryesore

Shifra alarmante, OBSH: Vetëm gjatë muajit dhjetor 10 mijë viktima nga koronavirusi

Lajme, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport të publikuar së fundmi ka njoftuar se të paktën 10 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 50 vende të ndryshme vetëm gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe janë rritur ndjeshëm rastet e shtrimeve në spital dhe pacientëve me komplikacione të rënda.

“Megjithëse Covid nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, virusi vazhdon të qarkullojë, të ndryshojë dhe të vrasë. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë një rritje të transmetimit në dhjetor”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shumë vende kanë shënuar një shtim të rasteve me Covid dhe për këtë arsye kanë kthyer përdorimin e maskës.



7 Comments

  1. Eshte per tu cuditur, flas per disa njerezit e mi te afert, qe kane bere vaksinat “anti-covid”. Jane me te prekshem nga virozat, gripi. Krahasuar me periudhat para vaksinimit.

    Keto lloj vaksinash, ulin imunitetin normal qe ka trupi. Shume experte e kane thene. Mos besoni po te doni!

  2. 10 mijë vdekje në një muaj!!! E ça janë në 8 miliardë. Asgjë!! Pastaj këta të OBSH ja fusin COVID!!
    Dhe nuk llogarisin që dhe gripi i zakonshëm të mer jetën, moshave të vjetra por dhe probleme shëndetësore.

  3. Le te lodhen sa te duan por nuk i beson me njeri perrallat e tyre. Po vijne zgjedhjet ne amerike dhe duan te bejne ndonje mbyllje artificiale qe ti vjedhin prape.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *