• |
ide | kryesore

OBSH: Vaksinat shpëtuan 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit
vaksinat



Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke shtuar se shumica që kanë përfituar nga vaksinimi ishin foshnje.

Kjo shifër është e barasvlershme me gjashtë jetë të shpëtuara çdo minutë të çdo viti në gjysmë shekull, tha agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara.

Në një studim të publikuar në Lancet, OBSH-ja bëri analiza krahasuese të ndikimit të 14 vaksinave të përdorura në kuadër të Programit të Zgjeruar mbi Imunizim (EPI), i cili shënon 50-vjetorin e krijimit muajin e ardhshëm.

“Vaksinat janë në mesin e zbulimeve më të fuqishme në histori, duke i bërë të parandalueshme sëmundjet që dikur nuk parandaloheshin”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një deklarate.

“Falë vaksinave, lija është çrrënjosur, poliomieliti është në prag të zhdukjes dhe sipas zhvillimit më të fundit të vaksinave kundër sëmundjeve sikurse malaria dhe kaceri i qafës së mitrës, ne po shtyjmë kufijtë e këtyre sëmundjeve”, tha ai.

“Me vazhdimin e kërkimeve, investimeve dhe bashkëpunimit, ne mund të shpëtojmë miliona jetë sot dhe në 50 vjetët e ardhshme”.

Studimi tha se foshnjat përbënin 101 milionë jetë të shpëtuara përmes imunizimit gjatë pesë dekadave.

“Imunizimi ishte kontributi më i madh nga çdo ndërhyrje shëndetësore për të siguruar foshnjat që jo vetëm të festojnë ditëlindjen e parë, por të vazhdojnë të kenë një jetë të shëndetshme deri në moshën madhore”, tha OBSH.

Gjatë 50 vjetëve, vaksinat kundër 14 sëmundjeve, sipas studimit të OBSH-së kontribuuan drejtpërdrejt në uljen e vdekjeve të foshnjave për 40 për qind.

Në Afrikë, ulja e vdekshmërisë ishte në mbi 50 për qind.

Studimi gjeti se vaksinat shpëtojnë jetën e fëmijëve dhe ata persona që vaksinohen mund të jetojnë mesatarisht 66 vjet me shëndet të plotë./REL



3 Comments

  1. Ok bravo.. po ndonje numer per te demtuarit apo humbje jete shkaktuar nga vaxet qe duhet theksuar nuk jane te testuara a ka nxjerre studimi?
    Apo vk se kolateral damage si puna e kalamajve te vrare nga bombat izraelite ne gaza..

    1. O Killera me bluza të bardha ndoshta në këtë jetë disa do ja hedhin pa dënuar por kur të shkoni për gjykim tek ZOTI , Ai do ju zhysë në flakët e përjetshme të ferrit.

      1. Po kush i numëroi , Bill killsi ? Apo OBSh që paguhet nga billi dhe nga Kina ! Edhe pasi u diskretitua gjith kjo strategji globaliste , për të vdekur njerzit , për ti varfëruar ,(mos puno , kyçu brënda ) , për ti robëruar , për ti shtypur , vazhdojn akoma justifikojn këtë krim kundër njerëzimit !!! Vërtet propaganda ishte në nivel globalist superior , u provua arma më e fortë për të bër lavazh truri , bashk me teknologjinë , po tani besoj nuk i hanë më këto gënjeshtra ju doli boja ! Tani duhej të bëhej Nuremberg për gjith këtë krim , që të mos përsëritej më !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *