• |
ide | kryesore

OBSH ngre alarmin: Vaksinohuni! Ka shpërthyer fruthi në Europë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Europë



Tridhjetë herë më shumë raste të fruthit janë regjistruar në Europë mes janarit dhe tetorit 2023, në krahasim me vitin 2022. Kjo deklaratë ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , duke bërë thirrje për një fushatë të intensifikuar vaksinimi.

“Midis janarit dhe tetorit 2023, më shumë se 30,000 raste u regjistruan nga 40 nga 53 vendet në rajon”, i cili shtrihet në Azinë Qendrore, tha agjencia e OKB-së.

Në vitin 2022 janë regjistruar 941 raste. Kazakistani dhe Rusia janë vendet më të prekura me më shumë se 10,000 raste secila. Me 183 raste, Britania e Madhe është vendi i Evropës Perëndimore ku rishfaqja e sëmundjes, e cila mendohej se ishte çrrënjosur në vitin 2021, është më e qarta.

“Ne gjetëm në rajon jo vetëm një rritje 30-fish të rasteve të fruthit, por edhe gati 21,000 shtrime në spital dhe pesë vdekje për shkak të fruthit. Është alarmante”, tha drejtori rajonal i OBSH-së.

Rishfaqja e kësaj sëmundjeje virale shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime kërcënuese për jetën dhe është e transmetuar nga ajri, i atribuohet rënies së mbulimit të vaksinimit gjatë viteve të Covid.

Më shumë se 1.8 milionë foshnja nuk u vaksinuan kundër fruthit midis viteve 2020 dhe 2022, sipas OBSH-së, e cila po bën thirrje për intensifikimin e fushatave ndërgjegjësuese në komunitetet e pavaksinuara.

Në nivel lokal, është e rëndësishme që të paktën 95% e fëmijëve të vaksinohen për të shmangur shpërthimet e mundshme kur të futet virusi. Në vitin 2022, vetëm 92% e fëmijëve në Evropë kishin marrë dozën e dytë të vaksinës.



7 Comments

    1. vaksina eshte gratis o tuhaf, ilacet dhe terapite e spitaleve jane me pagese…VK dava injorantesh qe perserisin si papagaj teorite konspirative qe u kane treguar (se nuk dijne as te lexojne)

      1. Gratis? Teori konspiracioni? 😂

        Pse ti kujton që Pfizer me shoqe punojnë falas?
        Mos u bëj njëqelizor, 162.56 Miliardë USD e ka aktualisht Pfizer pasurinë nga shitja “GRATIS” e vaksinave. Patjetër që ty do t’a sjellin falas por dikush paguan për këtë, me pak fjalë lobojnë fuqishëm (mund të japin edhe zarfa andej nga OBSH-ja 😉), që të fusin frikën kudo; vetëm kështu produkti i tyre ka sukses dhe shitet me “frikshëm”.

        Në fund të fundit është biznes, pse jo.

        Asgjë s’është gratis o “I paemër”, të përshëndes 😉

        1. Sa per dijeni, ne vitin perpara zbulimit te vaksines se fruthit 1963, vdisnin rreth 6 milion femije ne vit (per ato vende qe kishin statistika se per te tjeret askush nuk e dinte). Nderkohe per te sheruar te tjeret harxhoheshin shume me teper.
          Problemi i ca personave si ti eshte qe shikojne cfare fiton tjetri jo dobine qe perfiton. Eshte si te mos blesh buke sepse fiton mullixhiu..
          Vaksinimi kunder fruthit, sikurse edhe kunder shume semundjeve te tjera jane histori suksesi ne shendetesine publike.
          Nejse ti mos e bej se fiton pfizer..P.S. Nese mund te te mbushet mendja per ta bere sa per dijeni Pfizer nuk prodhon kete lloj vaksine. Shpikesi Maurice Hilleman, qe ne vitet 60 ka dhuruar per bamiresi patenten qe ky lloj vaksinimi te kushtoje sa me pak..
          Komplotistet ha ha ha

          1. Hë xhan, jo ashtu, Pfizerin e mora si shembull të freskët.

            Frika o “i Paemër”, vret më shumë se vetë virusi. Këtë frikë na e futën në palcë gjatë pandemisë së frikës dhe i bëri njerëzit totalisht kovidiontë…

            Mbase nuk e di, por frika bën që të të bjerë imuniteti e të bën të ikësh për lesh, mos flasim tani se si ikën palë-palë njerëzit nga atak paniku.

            E mban mend mo: “Alo, Edi jam, laj duart!”.

            E ke parë se si janë shtuar ataket kardiake, mo? Frikshëm plako, tu qen’ robi për bukuri, i fut një të vdekme tak-fak. Gojët e liga i lidhin vdekjet kardiake me vaksinën e kovidit.

            Do të çponesh ti mo? Po mirë mo, çponu 😉✊

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *