• |
ide | kryesore

Deficiti buxhetor rritet me 6,678 % në janar-maj nga koronavirusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
taksa.jpg



Deficiti buxhetor që reflekton shpenzimet që nuk mbulohen nga të ardhurat u rrit me 6,675 për qind në 5-mujorin e parë, duke sinjalizuar për zgjerim të pazakonte të borxhit publik si pasojë e efekteve negative që dha bllokimi i ekonomisë prej masave për parandalimin e pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vjet në këtë periudhë balanca buxhetore ishte me 400 milionë lekë plus, që do të thotë se të ardhurat ishin rreth 3 milionë euro më të larta se shpenzimet, duke e bërë buxhetin suficitar.

Por pandemia e ka ndryshuar kryekëput situatën, për shkak se të ardhurat kanë rënë me ritme të forta nga parashikimet fillestare. Rënia e të ardhurave e shoqëruar me shpenzime të njëjta si në vitin e kaluar  ka çuar deficitin buxhetor në janar-maj në -26 miliardë lekë. Gjithsesi kjo shifër është më e ulët se programi i qeverisë në këtë periudhë që parashikonte një gropë prej 35 miliardë lekësh.

Të ardhurat buxhetore ranë për periudhën pesë mujore me 14.7 për qind në raport me vitin 2019, ndërsa shpenzimet buxhetore pësuan rënie me 0.5 %. https://www.monitor.al/mbyllja-e-ekonomise-fundos-buxhetin-te-ardhurat-buxhetore-rane-30-ne-maj-ne-dy-muaj-220-mln-euro-me-pak/

Për të përballuar shpenzimet, në kushtet kur të ardhurat kishin rënë  me rreth 27 miliardë lekë qeveria vendosi të ndjekë politikën e financimit të shpenzimeve nëpërmjet borxhit.

Të detajuara sipas zërave shpenzimet buxhetore, rritjen më të madhe e kanë pësuar pagesat e papunësisë me 3449%. Ky zë reflekton pagesat e për dy paketat e ndihmës me një shumë të përgjithshme 8 miliardë lekë nga 225 milionë lekë që ishte ky zë në 5 mujorin e parë 2019.

Zëri i dytë më rritjen më të madhe ishte ndihma ekonomike, shpenzimet e së cilës pësuan rritje vjetore me 26 për qind, si pasojë e rritjes së kësteve mujore për familjet në nevojë për të përballuar jetesën gjatë izolimit.

Në të kundërt disa zëra buxhetore në krahun e shpenzimeve janë prekur keq nga pandemia. Investimet në arsimin e lartë kanë pësuar rënie vjetore me gati 30% në 5 mujor. Me të njëjtat ritme ranë edhe shpenzimet për pushtetin vendor, dhe subvencionet e ndërmarrjeve shtetërore.

Shpenzimet kapitale që janë zëri me produktiv në rritjen ekonomike nuk pësuan ndryshime të forta. Gjatë periudhës janë shpenzuar 20 miliardë lekë me një rënie 7%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *