• |
ide | kryesore

Për herë të parë 4 shqiptarë në parlamentin serb, Vuçiç merr 63% të votave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare.

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.

Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë, raportojnë mediat.

Partia e Aleksandar Vuciç, SNS ka fituar 63.4% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse.

SPS e Ivica Daçiç merr 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiç 11 mandate, etj.

Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Sipas OSBE’së, që ka monitoruar këto zgjedhje, mbi 55 mijë votues kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë në Kosovë.


11 Comments

    1. Ja nje trushplar i lapsit , me vrap hodhi helmin mbi kete lajm kaq te mire. Do kete 4 deputet shqiptare ne parlamentin Serb.
      Kurse ju mostrat ( moterqirat) e lapsit vazhdoni ti bini fyellit ne nje vrime. Vazhdoni villni vrer mbi gjithcka shqiptare.

    2. Bojkotimi I ZGJEDHJEVE eshte nje ide RUSE.
      Si mund te kundershtsh demokracin???
      Mos prano rregullate te saj.

      1. te bojkotosh zgjedhjet , edhe kjo eshte demokraci, sepse behet qe tjetri te mok kete mbeshtetje..Si puna e PS qe e votuan 12% e personave..Varet nga pala tjeter, qe nese eshte me te vertete demokratike te mos vazhdoje te sillet si ne diktature (si Edi Rama, Vucic etj)..Nuk te duket e cuditshme ngjasimi mes tyre??

    3. ku je ti kari qe therrisje qe shqiptaret e lugines te mos shkojne te votojne, sot kan 4 vende o i fiksuar mbas rames me keq se shkullaku

  1. Ky portal eshte anti shqiptar. Nuk eshte hera e pare qe nxjerr ide te rrezikshem per shqiptaret. Dhe te bardhen ta ben te zeze pa te keq fare.

  2. I dashur ‘i shqetesuar’ me siper!
    Nuk e kupton qe ne e marrim vesh qe je i njejti person qe boton me 4 emra?
    Kujton se duke shtuar emra komentuesi do te ndikosh ne mendim?
    Kaq injorant je dhe s’e kutpon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *