• |
ide | kryesore

Kush i përçau shqiptarët e Luginës së Preshevës

Arkiva, Kryesore, Lajme
Preshevës



Në janar të vitit 2020, ministri jashtëm (në detyrë) i Shqipërisë, Gent Cakaj doli në një konferencë për shtyp në Tiranë së bashku me krerët e partive shqiptare të Luginës së Preshevës. Për herë të parë të gjithë forcat politike shqiptare do të dilnin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e atij viti dhe që në atë kohë u quajt “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Ky ishte një lajm që përshëndet brenda dhe jashtë vendit dhe në fakt pati një efekt mjaft të mirë edhe në zgjedhjet që u mbajtën në qershor, shqiptarët arritën të dërgojnë për herë të parë 3 përfaqësues në Kuvendin e Serbisë. Madje, ishin afër edhe një deputeti të katërt.

Koalicioni shqiptar mblodhi rreth 25 mijë vota në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Por ky bashkim nuk do ta kishte jetën e gjatë.

Përçarja

2 vite më pas pati sërish zgjedhje në Serbi dhe shqiptarët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët. U tha se shkak u bë se cila do të duhej të ishte renditja e kandidatëve në fletën e votimit. Kjo solli garimin në dy lista të ndara.

Njëra kryesohej nga Shqipërim Arifi dhe tjetra nga Shaip Kamberi. Votat që mblodhën të dyja koalicionet së bashku nuk arritën as gjysmën e atyre që kishin marrë kur ishin bashkë. Rezultati: vetëm 1 mandat për Shaip Kamberin i arritur me mjaft vështirësi.

Shaip Kamberi /Deputeti i Preshevës vendos flamurin kombëtar shqiptar në Parlamentin e Serbisë... - Open News

Dhe në vend që nga kjo humbje të nxirreshin mësime vijuan hakmarrjet e vogla e shqiptarëve me njëri – tjetrin. Pas prishjes së koalicionit të shqiptarëve të 2020-ës, Shqipërim Arifi inicoi një votim në Komunën e Preshevës dhe shkarkoi kryetaren Ardita Sinani dhe duke e marrë vetë këtë detyrë.

Zgjedhjet e parakohshme të 17 dhjetorit të këtij viti ishin një mundësi që sërish shqiptarët të nxirrnin mësime nga dështimet e së shkuarës. Edhe pse në prapaskenë pati ndonjë përpjekje që partitë shqiptare të garonin me një listë, pakënaqësitë duket se ishin të mëdha.

Kështu në zgjdhje shkuan sërish dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” që udhëhiqej nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” që kryesohej nga Visar Mehmeti e mbështetur nga Shqipërim Arifi.

Rezultati ishte sërish zhgënjyes. Sërish vetëm 1 mandat për Shqip Kamberin. Sërish me mjaft vështirësi edhe për shkak të sistemit zgjedhor serb, por edhe braktisjes së zonave të banuara nga shqiptarët apo edhe manipulimeve dhe presioneve në rritje të autoriteteve serbe.

Akuzat

Prej prishjes së koalicionit “Lugina e bashkuar” të 2020-ës akuzat për shkaktarin e përçarjes kanë qenë të shumta. Edhe këtë herë përplasjet kanë qenë të forta. Gjatë fushatës elektorale, Shaip Kamberi u ankua se Shqipërim Arifi po bënte fushatë kundër shqiptarëve dhe se Shqipërim Arifi po shkon sipas muzikës së Beogradit.

“Mendoj se ndarja ka ardhur për shkak të koncepteve politike, që duhet të ndiqet në Beograd, konceptin e rezistencës politike, të cilin e kemi pasur ne si “Koalicion i Shqiptarëve të Luginës” dhe koncepti i pragmatizmit, siç është sugjeruar nga pjesa tjetër” – tha Kamberi në një intervistë për Klan Kosova.

I ashpër ka qenë edhe Arifi që në një sërë intervistash dhe shkrimesh në rrjetet sociale e ka konsideruar Kamberin si “puthadoras” të Vuçiçit. Më i ashpër ka qenë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e konsideruar atë si shkaktar të përçarjes me mbështetjen që i ka dhënë Kamberit.

Arifi kërkon nga Kurti t'i vizitojë shqiptarët e Luginës së Preshevës | Albanian Post

“Përçarja qe dy vjet që po ndodh në Luginë të Preshevës, kjo me mbështetje të fortë të kryeministrit Kurti, sepse nuk është përçarje që ne e kemi dashur, por është përçarje që na e ka sjellë Kurti. Pra, nuk është diçka që ne e kemi kërkuar që me njëri-tjetrin të bëjmë. Sepse më 2020 e patëm listën e unifikuar, aty kemi mundur të bashkohemi. Në dy vitet e fundit përçarja ka ndodhur fuqimisht e mbështetur edhe nga Kurti. Dhe sot ia japim faturën edhe Kurtit”, – tha Arifi për KosovaPress.

Vetë Kurti nuk e ka fshehur mbështetjen për Shaip Kamberin. Në një aktivitet të mbajtur para zgjedhjeve në mbështetje të listës së tij, Kurti megjithatë foli për bashkim të shqiptarëve.

Kurti mbështet koalicionin rreth Kamberit: Kanë - Syri Kosova | Lajmi i fundit

“Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin këtu, në këtë tubim që mbështet vazhdimin e betejës, vazhdimin e angazhimit të pandërprerë, e tash fuqizues e shumë të rëndësishëm, për shqiptarët në Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, apo Luginës siç themi shpesh e zakonisht. Ky bashkim është dëshmi që mund të jemi edhe për pluralizëm politik edhe unitet kombëtar” – tha Kurti.

Por nëse Kamberi ka mbështetjen e Prishtinës, Arifi duket se ka mbështetjen e Tiranës. Ai është parë shpesh në kryeqytetin shqiptar. Madje kryebashkiaku Erion Veliaj e priti dhe ekspozoi disa herë në 28 nëntor në krah të tij si bashkëpunëtor të asaj që u quajt “Parada e shqiptarëve”.

Veliaj takohet me Arifin: Duhet të bëjmë më shumë për shqiptarët e Preshevës - Lajmet e fundit - Zëri

Pra përveçse një zënkë mes shqiptarëve për emrin në listë, duket se shqiptarët e Preshevës po vuajnë përplasjen mes Prishtinës dhe Tiranës. ©LAPSI.al

 



12 Comments

  1. Eshte i njejti projekt ose operacion si ne Beograd dhe Tirane. Por qe deshtoi ne Prishtine, e se fundmi ne Shkup e Podgorice. Sic e shikoni theksi eshte ne elemente politik te trashegimise komuniste, me gjasa, te rekrutuar nder vite nga “aleatet” dhe qe sot jane nen ombrellen e tyre te paprekshmerise sa kohe “aleatet” do kryjne pune. Ose eksperimentin e instalimit te lidershipeve neper partira si tu doje qefi. Por qe kerkon koken e ndonjerit si Berisha, dikur edhe ai “pinjoll” dashur , por qe ka “fyer rende” burokracin e korruptuar “anglo-amerikane”.

    1. Po pati dale ne foto me fik sumechpuaren me gonorre…
      Nuk eshte shqiperim…
      Por kurverim arifi.
      Po hyne ne mes bushtrat e tiranes…. Vetem mjerim sjellin.

  2. Dora e zezë e hajdutkrimineltradhrarit mavis me kartel psiko që kudo që zgjatet përçan e shkatërron shqiptarët

  3. Kjo ndodhi vetëm pak orë para ‘vdekjes’ së fundit. Them ‘para vdekjes së fundit’, sepse dhjetëra herë është thërritur në Prokurori e Gjykatë, herë si dëshmitar, herë si i dyshuar e herë si autor krimesh, por kurrë nuk iu bind ligjit dhe ‘mbijetoi’. Është hera e fundit, pak orë para se Këshilli Parlamentar vendosi t’i hiqte imunitetin parlamentar dhe të niset drejt arrestimit.

    1. Ashtu si me dhjetra herë edhe këtë radhë gjykata , prokuroria dhe mavija do ti hanë mutin . Sa jetë i ka dhënë zoti do mbijetoj si mbret i demokracis .

      1. Pirç, ti pirç.
        Ai që hante dreka e darka në shtëpinë e Enver Hoxhës.
        Po ti sa herë ke ngrënë darkë me Enverin?

  4. Cfare ka ketu per tu cuditur. Shqiptaret perhere e kane ngrene se jane te percare e zihen me njeri-tjetrin. Jane aq kokeforte sa asnjeri nuk hap rruge (jo me kot turqit i quajten arnaute). Nuk dine te behen bashke per interesa me te medha, qofshin ato edhe kombetare, e prandaj te gjithe thone se nuk dine te bejne shtet. Mjaft te shohesh ne jeten e perditshme, ku nuk gjen asnje gjurme bashkpunimi apo komuniteti per pasterti, rregull, parqe, protesta, rregullim trafiku apo parkimi. Te gjithe shtyhen dhe pretendojne se jane te paret, te vetmit dhe me te miret. Te gjithe zihen me te gjithe. Popull barbar i quanin greket. Shpellare dhe parahistorike do thosha une. Te vjeter, por aty kane mbetur, nuk ndryshuan dot

  5. Po dihet kush e percau Luginen , biri i Enver Milladinit Ram-Vucici.

    Politika e Tiranes kuislinge , ka nje pervoje te percarjes , e cila pervoje iu mesua nga emisaret Serbo sllav , Dushan Mugosha , dhe Milladin Popovic , te cilet mesuan lideret e Tiranes , se si te percahet , urrejt , ta vrasin njeri tjetrin .

  6. Sali Berisha sapo ka filluar të përjetojë fundin e tij më tragjik që ka pasur ndonjë kryeministër në 100 vitet e fundit. Epilogu i tragjedisë së tij duket më dramatik se i Mehmet Shehut.

    Mehemti nuk pati fatin e keq të përjetojë dhimbjen e rrënimit politik dhe denigrimit familjar, ndërsa Berisha do shohë dhe do dëgjojë shumë.

    Dhe ky është vetëm fillimi…….

    “Një njeri që nuk ka respektuar lirinë e të tjerëve, nuk meriton lirinë e tij”.

  7. Frika se mund t’i rrezikojnë jetën të gjithë ata që i shfaqen para, e detyron atë t’u lehë të gjithëve dhe të kthehet prapë tek vendi i vet, me bisht në shalë.

    Ky është Sali Berisha sot.

    Është si një qen që i leh kujtdo që i del përpara. Nuk është se ka ndonjë informacion të qartë nëse e ka mik apo armik atë që sulmon, por duke e ditur se çfarë ka bërë, mendon se të gjithë ata që kanë punë me drejtësinë, janë armiq të tij. Dhe ai s’ka më asgjë tjetër në dorë, veçse t’i sulmojë ata.

    Ndaj mos u mërzisni. Vazhdoni punën prej nesër e tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *