Rusia e futbollit ka rifilluar prej rreth një jave e tifozët e Zenit San Petersburg kanë dashur të festojnë këtë tentativë për të rigjetur normalitetin pas pandemisë, me një koreografi vërtetë unike. Në sektorin ku vendosen zakonisht ultrasit është shfaqur imazhi gjigant i një njeriu me veshjen speciale që kontrollon Covid-19, pastaj virusi transformohet në një top për të dëshmuar kalimin nga emergjenca në përditshmëri.
Në stadiumet ruse është e lejuar hyrja e tifozëve, edhe pse në numër të reduktuar e tifozët e Zenit, përpara ndeshjes së fituar 2-1 kundër Krylia Sovetov, kanë shfaqur këtë koreografi sa spektakolare aq edhe emocionuese.
The Zenit fans with an anti-covid message before kick-off! ?? #ZenitKryliapic.twitter.com/65GfDssfuA
— FC Zenit in English✨ (@fczenit_en) June 26, 2020