Cristiano Ronaldo ka dërguar fanellat e nënshkruara të Juventus tek një skuadër mjekësh kubanë, që kanë mbërritur në Torino për të ndihmuar në luftën kundër koronavirus. Disa grupe mjekësh nga Kuba janë dërguar në mbarë botën – në 35 vende të ndryshme – për të ndihmuar në betejën kundër pandemisë.
Cristiano Ronaldo i ka dërguar një grupi prej tyre, që po punojnë në Torino, fanellat e Juventus me numrin e tij të autografuara, për ti falenderuar për kontributin e tyre kundër koronavirus. Bardhezinjtë e kanë bërë gjestin e tyre për ti thënë faleminderit heronjve nga Kuba.
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2020/07/0-cristiano-300x200.jpg)
Ronaldo dhe tekniku Maurizio Sarri kanë shpresuar ti falnderojnë doktorët personalisht, pasi ata kanë ndihmuar të shpëtojnë jetë të panumërta në qytet.
Sidoqoftë, limitimet për shkak të Covid-19 i kanë ndaluar ata ti vizitojnë mjekët. Në vend të kësaj gjigantët e Serie A i kanë dërguar mjekëve fanellat e Juventus, të gjitha të firmosura nga Ronaldo.
Qenka keput ne bythe,me kete dhurate.Por kam frike se nuk do kete ruajt nje bluze.per Ramen e rilindjes tone,qe e ka shpetuar popullin shqiptar,prej cfarosjes,prej koronavirusit,qe nuk erdhi kurre ne vendin tone….