• |
ide | kryesore

Ish-deputeti i PD akuzon: Qeveria mashtron me shifrat e Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, shkruan në ‘Facebook’ se Ministria e Shëndetësisë po mashtron me testimet e koronavirusit, duke thelluar terrin informativ rreth numrit ditor të tamponëve.

Ish-deputeti thekson se “ministria jep një shifër totale të testimeve të kryer, pa specifikuar se sa janë tamponë për raste të dyshuara, pra ajo që sipas protokollit quhet gjurmim dhe sa është numri i tamponëve që bëhen me kërkesë të qytetarëve për nevoja të tyre udhëtimi e emigracioni”.

Sipas ish-deputetit, “është skandaloze kokëfortësia për të mos rritur numrin e testimeve, si një mënyrë për t’u lehtësuar punën mjekëve, për të kryer protokollin bazë, gjurmimin e për patur kontroll mbi Covid-19”.

Mesazhi i Bardh Spahisë:

VAZHDON MASHTRIMI ME TESTIMET !

Prej ditësh tashmë, e sidomos pas premtimit të ministres se do dyfishohej numri i tamponëve, vijon të thellohet terri informativ rreth numrit të tyre ditor !!!! Në fakt, ministrja ka trefishuar gënjeshtrën e vet dhe e bën cdo ditë përmes raportimit ditor! Jep një shifër totale të testimeve të kryer, pa specifikuar se sa janë tamponë për raste të dyshuara, pra ajo që sipas protokollit quhet gjurmim dhe sa është numri i tamponëve që bëhen me kërkesë të qytetarëve për nevoja të tyre udhëtimi e emigracioni. Sa nga ajo shifër e përgjithshme që jep ministria janë teste serologjike ?

Asnjë informacion i tillë nuk ndahet me publikun, por jepet një shifër përgjithësuese, që natyrisht është pak më e lartë, sesa shifrat në kohën kur shteti kishte monopolin e kryerjes së tamponëve! Por tek ajo shifër, përfshihen edhe tamponët e kryer në privat, shumica nga emigrantët dhe këtë ministria e shëndetësisë nuk e thotë! Sepse vijon e njëjta strategji, që prej ditës së parë: mashtrimi i opinionit publik përmes fshehjes së realitetit!

Eshtë skandaloze kokëfortësia për të mos rritur numrin e testimeve, si një mënyrë për t’u lehtësuar punën mjekëve, për të kryer protokollin bazë, gjurmimin e për patur kontroll mbi Covid-19 ! Si asnjë homolog i tij në botë, Edi Rama i ka braktisur qytetarët e vet në këtë periudhë të vështirë pandemie dhe me mungesat kaq evidente, zgjedh mashtrimin, në vend të rritjes së buxhetit për shëndetësinë!



8 Comments

  1. Qeveri e leshit. Socialistet e tyre i genjejne me nje vend pune apo nje thes miell sapo te nisi fushata e mashtrimit, por Grekut i han XXXXX.

    Nuk pijne uje rrenat socialiste jashte portes Shqiperi. Keshtu dhe puna e shifrave te COVID-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *