• |
ide | kryesore

6 muaj pas pandemisë, dyfishohen kapacitetet e shtretërve në spitale

Lajme


6 muaj nga zbulimi i rastit të parë me Covid-19 e kanë gjetur sistemin shëndetësor ende në betejë intensive për menaxhimin e situatës së pandemisë në vend. Teksa problematikat vazhdojnë, kurba e të infektuarve vijon të mbetet e lartë.

Në një konferencë për shtyp, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka thënë se do të vijojë puna për dyfishimin e sasisë të shtretërve, jo vetëm në 4 spitalet Covid por edhe në ato rajonale.

Duke falenderuar ndihmën e Bashkimit Europian për fuqizimin e kapiciteteve të terapive intensive,  ministrja ka pranuar se periudha vjeshtë-dimër do të ketë më tepër sprova për sa i përket përballjes së pandemisë.

https://lapsi.al/2020/09/08/ambasadori-soreca-10-milione-euro-ne-dispozicion-te-shqiperise-per-te-luftuar-koronavirusin/

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka thënë se ndihma nga Be do të vijojë duke premtuar edhe 30 respiratorë të tjerë, përpos 20 të sjellë ketë të martë.

Në mbyllje të konferencës ministrja ka vijuar me apelin e saj për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve dhe zbatimin e masave të sigurisë kundër përhapjes së pandemisë.


1 Comment

  1. PD del blof, familja e Nik Prendit është trajtuar me bonus qiraje, Bashkia: Po bëni fushatë me fatkeqësinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *