• |
ide | kryesore

Roshi martohet, Sadiku mendjen tek kontrata, kombëtarja në ‘dasëm’

-Instant, F1, Sport



Performanca e kuqezinjve në ndeshjen e dytë të Nations League ka qenë totalisht për tu harruar. Shqipëria e parë kundër Lituanisë në Air Albania, ka qenë një ndër më të dobëtat nën drejtimin e Edy Rejas. Lojtarë që ecnin, që nuk kishin ritmin, që kishin mendjen diku tjetër. E ndër më të përfolurit ishin Armando Sadiku i thirrur cuditërisht në kombëtare, ndonëse nuk kishte minuta në këmbë e Odise Roshi, që prozhektorët i pa vetëm 10 minuta.

Fieraku, që gjithësesi nuk është konsideruar kurrë një zgjedhje e parë e Edy Rejas, sapo ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë. Madje e ka bërë vetëm një ditë përpara ndeshjes së rëndësishme. Këmisha e zezë e zgjedhur nga lojtari mund ti ketë shkuar për imazhin në dasëm, por është e përshtatshme edhe për atë që prodhuan të hënën në fushë, ku hyri e doli për 10 minuta nga fusha pa lënë asnjë gjurmë.

Nuk ishte vetëm Roshi që e kishte mendjen tek dasma shumë më tepër se tek ndeshja, por edhe Sadiku, që e ka përdorur ftesën, ose i është ofruar ftesa, pikërisht përpara firmës së tij me klubin e tij të ri. Elbasanasi nuk ka patur kohë as të mendojë perfoemancën dështake me kuqezinjtë se ka fluturuar drejt Turqisë, ku u prezantua ditën e sotme me skuadrën e re të Ezurumspor. 29-vjeçari firmosi një kontratë 2-vjeçare, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit turk e që është skuadra e 11-të në karrierën e Sadikut. Autori i 12 golave me kombëtaren nuk shpërtheu dot në Spanjë me Levante e Malaga, i kondicionuar edhe nga dëmtimet, ndaj e ka pritur me shumë dëshirë këtë firmë në Turqi, që e ka bërë të harrojë humbjen e shëmtuar me Lituaninë një ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *