• |
ide | kryesore

Nations League, lodhje jo vetëm për Shqipërinë. Deschamps i ashpër: “Lojtarët të sfilitur, duhen 5 zëvendësime”

-Instant, Sport



Pas fitores ndaj Kroacisë, Didier Deschamps ka ngritur zërin, duke kërkuar të rritet në pesë numri i zëvendësimeve edhe në Nations League. “Lojtarët janë shumë të lodhur e më duket kaq e qartë, me një kalendar kaq të ngjeshur me impenjime – ka deklaruar tekniku i Francës -. E jemi vetëm në shtator, shpresoj që trajnerët të dëgjohen. Uefa duhet ta kuptojë situatën, mu desh të bëja 7 ndërrime në krahasim me ndeshjen e kaluar e zëvendësimin e tretë e bëra shumë më herët se zakonisht”, sqaroi Deschamps.

Fjalë të forta e të qarta. Të thëna për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve e të garantojnë spektalin në një moment historik shumë të vecantë edhe për botën e sportit. “Në gjysëm orën e parë, kroatët na vunë nën presion – ka saktësuar Deschamps -. Nga minuta e 30’ e kuptuam se në motorin e tyre kishte më pak karburant, kështu që morëm më të mirën”. Një situatë që detyroi lojtarët francezë të shkonin përtej limiteve që duket se i vendosin të gjithë dakord për zgjidhjen që duhet bërë.

Deschamps ka theksuar se ka folur për 5 zëvendësimet edhe me kolegun Zlatko Dalic e se ka marrë mendime të favorshme edhe nga trajnerë të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *