• |
ide | kryesore

7 viktima dhe 69 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Lajme, Të fundit


Përditësimi i fundit i situatës epidemiologjike në Kosovë ka evidentuar se nga 532 mostra të marra, 69 raste kanë dalë pozitive me Covid-19. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 viktima nga SARS CoV-2, duke e çuar në 581 numrin e fataliteteve.

107 persona janë shëruar ndërsa mbeten ende aktivë 2.832 persona. Gjurmimi i kontakteve në terren ka reflektuar një numër të lartë të prekurish në Prishtinë, Mitrovicë, Deçan, Malishevë e Gjilan, por virusi është i shpërndarë në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *