• |
ide | kryesore

Flet studenti që u përball me Veliajn në zyrën e Bashkisë së Tiranës

Lajme, Të fundit



Quhet Demian Mrishaj studenti që i përmendi kryebashkiakut dështimet me kartën e studentit, abonetë, libraritë, betonizimin e Tiranës dhe vrasja e Ardit Gjoklajt. I pyetur nga “Shekulli” studenti thotë se ky veprim nga ana e tij u bë për të goditur propagandën e Erion Veliajt, e cila sipas tij kalon limitet. “Ne morëm guximin, u futëm në zyrën e tij dhe i thamë disa fakte. A mund t’i kishim thënë gjëra të tjera !? Sigurisht që po”– deklaron ai.

Më tej Mrishaj thotë se me këtë reagim përfaqësoi të gjithë studentët të cilët janë të zhgënjyer dhe papërfaqësuar nga kjo qeverisje. “Njerëzit si ai e kanë një listë të gjatë plot me krimi dhe mashtrimi. Unë si qytetar dhe student jam shumë i acaruar me mashtrimet e tij. Ai po acarohej që ne i prishëm takimin, ama ne jemi të acaruar se po na shkatërron jetën. Unë nuk fola si individ, u mundova të jem zëri i qindra mijëra studentë dhe qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë. Të gjithë duhet të marrim guximin të kundërshtojmë padrejtësitë që na ndodhin, të organizohemi në grupe dhe sindikata për të ngritur zërin tonë për të drejtat tona”– shprehet ai.

Po ashtu i riu nuk ngurron të tregoi se pasi doli nga bashkia, rojet e kryebashkiakut tentuan ta kapnin. Një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Demian u largua me shpejtësi. “Arrita të largohesha shpejtë dhe nuk më kapën dot”– thotë ai.

Lëvizja për Universitetin ka reaguar edhe në faqen e tyre zyrtare të ‘Facebook’-ut teksa ndajnë momente nga debati mes kryebashkiakut. “Sot Erion Veliaj kishte thirrur një takim propagandistik me studentë për të folur për arritjet imagjinare të Bashkisë së Tiranës, sidomos për sa u përket shërbimeve ndaj studentëve. Mes studentëve të tjerë, në takim hynë edhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të cilët me zë të plotë e të qartë ekspozuan karakterin mashtrues të kartës së studentit dhe mosrealizimin e asnjë premtimi që u është bërë studentëve – nga konviktet tek aboneja dhe karta studentore. Aktivistët i përmendën edhe betonizimin e Tiranës dhe përgjegjësinë që Veliaj ka për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Si gjithmonë në të tilla raste, pushtetarit i mbeti fjala në grykë”– shkruajnë ata.



14 Comments

  1. Bravo djemve!
    Tani mund te dalin sifllaqexhinjte e varfer e te thone se ne kohen e Bashes nuk hynte njeri ne zyre… etj.

    Epo, dihet boterisht se komunistet jane tolerante e te njerezishem….

  2. Me fal komentonjesi i pare. Bashen dhe ti hynte ne zyre se gjente dot se rrinte ai eno bozdo aty. Pastaj kur filloi ajo puna e shpronsimeve nga bulevardi i ri vetem pastruesen gjeje. Kjo ishte bashkia e bashes qe su perball njehere. Po ky lyl bash tani mark marku thote qe nuk e kemi testuar asnjehere hajt ti japim nje dore.

    1. Nuk di gje per Bashen, por ky Uriah Hipi ne zyre rri shume pak dhe kjo eshte e vertetuar. Te pakten nje here ne jave iken jashte shtetit, kohen qe i mbetet e harxhon per te prodhuar video propagandistike. Ndonjehere edhe shkon ne zyre per te vene ndonje firme te rendesishme per leje ndertimi, ose per ndonje tender miliona eurosh. Qekur e jema i pagoi 200 mije euro nga kursimet e pensionit, kjo gjallese vetem ka genjyer. Se sa i zoti eshte, u pa kur ky studenti ia tha disa gjera ne surrat dhe pergjigja e kesaj gjallese te neveritshme ishte se keni ardhur ne shtepine time. Pra ai e quan zyren e kryetarit te bashkise, shtepine e vet se ka marre 10% te votave te qytetareve tironca.

      1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

        “Erion Veliaj, që servir thuajse çdo ditë pamje nëpër televizione sikur punon në Tiranë, të paktën 10 ditë në muaj ndodhet jashtë vendit. Referuar të dhënave te sistemit Tims, rezulton se Veliaj renditet në listën e zyrtarëve të lartë, që më shumë ka qenë në udhëtime jashtë sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Të dhënat flasin, edhe për disa fluturime të kryebashkiakut me charter, të cilat kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë.”

    2. hahaha barkun me dore, m’u k’put llastiku i brekve!
      O komunist i vogel debatikas! Coli Vdiq!

  3. Mirë o poç komentues… meqë lyli nuk rrinte në zyrë… hajt mbani këtë virusin vemje që nuk la gjë origjinale pa shkatërruar e betonizuar në Tironë. Po sa idiotë që jeni ju rilindësit… shiteni jo por ofroheni falas tek partia vetëm e vetëm të merrni një përqafim nga vemja… plehra jeni.

  4. BRAVO BRAVO , DUHET TE SHPALLESH STUDENTI I VITIT,LAP DHJERI MBETI SI I DHJERE SE ESHTE MESUARE DUKE FOLUR ME ZAGARET E TIJ TE TREDHUR YMER GELBAZEN CARLO BOLEN BOLINO KOL SALLAKUN LORENC VANGJELIN MIRA KAZANIN DUKE I TRAJTUAR SE JASHTEQITJE

  5. 1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.

    1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.

    2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.

    2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.

    Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë! Tokë e Xanun. E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.O student islamik i pd te paguan keta se babalen e lane me gisht ne bythe e ke degniate besoj

  6. Ore cfare populli jemi.Si harojme kaq shpejte.Kur tha qe sdo kete ndertime ne Tirane.Haruat qe dy vite ja ndalen financimet kur Luli ishte kryetar bashkie.Apo haruat pedonale.Apo projektin dhe financimin per pazarin e ri.Haruat qe ishin dy lulishte ne qender qe jane zhdukur dhe ske ku te ulesh se te bie dielli ne koke.Haruat qe coje policin kur po ndertonte bulevardin e ri.Hoqi shtyllat e tencionit te larte qe ishin ne bulevardin Zogu i pare.Apo rrugen qe hapi tek bryli qe lidhet me Ali Demin.Me mire pese gjera dhe tamam se sa shume dhe ste hyne ne pune.

  7. SI mundet qe ai milet nuk votoi Halim Kosoven por i dha voten nje kopili ferrash nga Ura Vajgurore pa shkolle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *