• |
ide | kryesore

I dënuari për terrorizëm tranferohet në spitalin e burgut të Peqinit, në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



Genci Balla i dënuar në burgun e Peqinit për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste, i njohur si imami i vetëshpallur i  “Unazës së Re”, është transferuar me urgjencë në spitalin e burgut në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në shenjë revolte kundër stafit të burgut të Peqinit, Balla së bashku me 9 persona të tjerë të vendosur në regjimin “41 bis” ndodhen në grevë urie. I dënuari Genci Balla dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Një prej tyre, i cili nuk është transportuar ende drejt spitalit, është drejt humbjes së shikimit si pasojë e mosushqyerjes. Po ashtu në gjendje të rënduar ndodhet edhe një tjetër i burgosur, i cili ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë, duke i marrë jetën efektivit të Reneas në Lazarat, disa vjet më parë.

Ndërkohë Balla është duke u trajtuar me serume, dhe vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për refuzimin e ushqimit.



1 Comment

  1. Po sikur “41 bis” na e shiten se ishte per kriminelat, mafioze, jo per ta mbush me trushpelare si puna e ktyre.
    Mjer ne ku po shkojme… Avash avash do fusin ne “41 bis” dhe ato qe vjedhin paketa cigaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *