• |
ide | kryesore

U shpall e zhdukur, prindërit e 17-vjeçares akuzohen për vrasjen e saj

Planet


Prindërit e një 17-vjeçareje të zhdukur në Britani janë akuzuar për vrasjen e saj.

Sipas “The Sun”, Bernadette Walker u raportua e zhdukur 7 javë më parë nga Sarah Walker, 37 vjeç, si dhe nga 50-vjeçari, Scott Walker.

Ato janë akuzuar për vrasje dhe do të paraqiten në gjykatë sot.

Detektivët kanë kryer kontrolle mjeko-ligjore në shtëpinë e çiftit në Peterborough, por ende kanë nevojë për shumë informacion.

Më 18 korrik ka qenë hera e fundit kur prindërit e kanë parë vajzën e tyre. Ata thanë se dy ditë më vonë morën një mesazh në orën 01:00 të mëngjesit, më 20 korrik, ku thuhej se ajo do të kthehej në shtëpi “së shpejti”.

Më pas ajo u raportua e zhdukur të nesërmen më 21 korrik.

Njëri nga detektivët tha: “Ndërsa ekipi im ka bërë një përparim të rëndësishëm me këtë hetim ditët e fundit, ne ende nuk mund ta gjejmë Bernadette. Prandaj, lutja ime është që kushdo që ka informacion mbi atë që i ka ndodhur, ose mund t’i ketë ndodhur, të na kontaktojë menjëherë”.


1 Comment

  1. Lutja e dedektivit,ka vetem tre mundesi per t’u realizuar: 1.Mund te njoftohet pre gazetarit Alfred Peza,si i kudo ndodhur dhe i gjitheditur,. 2.Mund te njoftojet prej Karlo Talionit,por vetem nese dedektivet i japin,ndonje truall (kudo qofte ai),natyrisht falas.>3.Varianti i trete,ndahet ne dy mundesi :Ose Spiropali,ose Taulant Bego,te cilet e kontrollojne idealisht teritorin (qofte edhe jasht Shqiperise).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *