• |
ide | kryesore

FOTO/ Fluminense humbi ndeshjen, Felipe Melo mendjen: sherr i egër me Walker të City

Sport
Melo



Edhe në moshën 40-vjeçare Felipe Melo duket se nuk ka ndryshuar aspak. Ish-mesfushori i Fiorentinës, Juventus dhe Inter humbi mendjen pas fishkëllimës së fundit të Manchester City-Fluminense. Finalja e Botërorit të klubeve përfundoi me triumfin 4-0 të anglezëve, por fundi ishte për tu harruar. Braziliani nisi një sherr të egër me lojtarët e Pep Guardiolës. Objektivi i tij ishte fillimisht Jack Grealish, më pas ai u kap me Kyler Walker, me të cilin u konfrontua fizikisht. Fatmirësisht të dy u ndanë nga të tjerët e më pas situata u zgjidh.

Sipas rikonstruksionit të TV Globo, braziliani shpërtheu pasi asistoi përplasje verbale mes Graelish dhe shokut të tij të skuadrës Martinelli. Të dy ishin përplasur në minutat e fundit të ndeshjes pas një faulli të rëndë të brazilianit ndaj playmakerit anglez.

Lexo më tejVideo/ Fluminense shkatërrohet në finale, City në majën e botës: titulli i pestë për Guardiolën në 2023-in

Para ndeshjes, akti i fundit i Kupës së Botës për Klube 2023, vetë Felipe Melo u filmua nga kamerat teksa u jepte një fjalim motivues bashkëlojtarëve, i cili ishte mjaft i ashpër ndaj lojtarëve të City: “Ata erdhën në fushë duke qeshur dhe duke përtypur çamçakëz si të kishin fituar tashmë… Duhet të jeni të tërbuar me ta”, ishin fjalët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *