• |
ide | kryesore

Haaland zhgënjyes kundër Real Madrid e tani edhe mund të largohet: dy klube e kërkojnë me ngulm

Sport
Haaland



Erling Haaland nuk ka luajtur një ndeshje të madhe në Champions League kundër Real Madrid dhe në Angli është vënë në qendër të kritikave. Shanset për lamtumirën e tij në fund të sezonit janë në rritje, me Barcelonën dhe PSG, që presin të interesuara.

Manchester City, në ndeshjen e djeshme, i mungoi qendërsulmuesi. Në një ndeshje ku Real Madrid u mbyll në mbrojtje, Erling Haaland u fshi në fushë nga mbrojtja e Rudiger dhe Nacho. Sulmuesi i Citizens nuk arriti të gjente golin mes dy ndeshjeve ndaj Real dhe dje u zëvendësua në fund të 90 minutave të rregullta për t’i lënë vend Julian Alvarez.

Guardiola, më pas, shpjegoi në konferencë se zëvendësimi u bë për shkak të lodhjes, jo për shkak të performancës së norvegjezit. Por loja e shtatlartit solli sërish në dritë kritikat. Tabloidet angleze nuk janë treguar dashamirëse ndaj tij dhe së fundmi shumë opinionistë e kanë sulmuar, veçanërisht Roy Keane dhe Jamie Gallagher.

LAMTUMIRA E MUNDSHME NË FUND TË SEZONIT

Kjo situatë po shton edhe shanset për ta parë Haaland larg Mançesterit. E ndërkohë, mund të ketë ardhur koha për një ndryshim në sulm për skuadra të ndryshme në Europë. Mbi të gjitha PSG që është gati të humbasë Mbappè dhe po vlerëson blerjen e norvegjezit si zëvendësues të tij. Skuadra tjetër që po mendon seriozisht për Haaland është Barcelona, e cila dëshiron t’i përgjigjet ardhjes së mundshme të Mbappe në Madrid. Për më tepër, Leëandoëski duket se është në rrugë të largimit, ndoshta drejt Arabisë.

Lexo më tejGuardiola ironizon Real Madrid: “I përgëzoj për aftësinë e tyre mbrojtëse”

Dy mundësi për Haaland, por çmimi i tij nuk është i lehtë për t’u blerë. Rreth 200 milionë do të nevojiten për ta rrëmbyer nga Manchester City. Si dhe një projekt teknik i denjë për golashënuesin më të mirë të Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *