• |
ide | kryesore

Sturridge, mos vjen nga e ardhmja? ish-sulmuesi bëhet… profet: parashikoi gjithçka në Bayern-Real

Sport
Sturridge



Nga sulmuesi i zonës në fallxhor praktikisht të pagabueshëm. Kjo është metamorfoza e Daniel Sturridge, një sulmues që në të kaluarën kishte veshur – ndër të tjera – fanellat e Chelsea e Liverpool. Natyrisht që po bëjmë shaka, por ish-qendërsulmuesi ka dhënë spektakël në rrjetet sociale me disa parashikime të ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid. Nga goli i Sané në rezultatin përfundimtar, duke kaluar nga penalltia e Kane: ja të gjitha “profecitë” e anglezit.

“PROFECITË” E VËRTETUARA TË STURRIDGE

Në ditët e sotme Sturridge është një opinionist në televizion dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish. Në X ai mburret me 2.2 milionë ndjekës dhe, me një sërë postimesh, ai mori skenën mbrëmjen e djeshme. Anglezi, para fillimit të ndeshjes Bayern-Real, bëri një sërë parashikimesh: “Do të shënojnë si Vinícius edhe Rodrygo”, “Sané do të jetë një problem sonte: do të shënojnë si ai ashtu dhe Kane me penallti”, “Kam një ndjesi të fortë: do të përfundojë 2-2. Makimumi 3-2 nëse pankina e Bayern do të ekzaltohet”. Me pak fjalë, përveç golit të Rodrygo, të gjitha u gjetën!

KUSH ËSHTË DANIEL STURRIDGE

Sturridge, tani 34 vjeç, është tërhequr nga futbolli i luajtur. Eksperienca e tij e fundit ishte në sezonin 2021/2022 te Perth Glory, një ekip australian. Por karriera e ish-sulmuesit anglez ishte e një niveli të lartë. Pas tre vitesh te Manchester City ai u transferua te Chelsea, ku luajti nga viti 2009 deri në 2013. Pastaj u transferua te Liverpool, klubi ku luajti për më shumë kohë dhe me të cilin arriti më shumë trofe. Në palmaresin e tij të pasur janë dy Champions League, një kampionat anglez, dy FA Cup dhe një Community Shield.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *